fbpx

Dialog i angazhuar mbi sfidat dhe perspektivat e serbëve të Kosovës

Më 11 mars 2025, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në një mëngjes pune të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, ku ndamë me aktorët ndërkombëtare gjetjet kryesore të hulumtimit Vështrim mbi sfidat, nevojat dhe qëndrimet e komunitetit serb të Kosovës, e cila trajton çështje kyçe si:

📌 Qasja e serbëve të Kosovës në shërbimet publike në nivel lokal
📌 Qasja e serbëve të Kosovës në shërbimet publike në nivel qendror
📌 Fenomeni i migrimit masiv të serbëve të Kosovës
📌 Pjesëmarrja institucionale e serbëve të Kosovës

Gjithashtu, ndamë gjetjet empirike nga tre Forume me Komunitetin, të cilat trajtuan temat:

🔹 Rikthimi në institucione në veri – sfida dhe mundësi
🔹 Qasja në shërbime dhe të drejta në nivelin e qeverisjes lokale
🔹 Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të ardhshme & e ardhmja e serbëve të Kosovës

Diskutimi gjithashtu preku kontekstin më të gjerë shoqëror-politik dhe ndikimet e tij mbi komunitetin serb të Kosovës në këtë moment vendimtar – jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Ky projekt Nga “integrimi” drejt një kontrate të re shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike zbatohet në partneritet nga Center for Affirmative Social Actions – CASA dhe Space/s for Societal Change – Space/s, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.