Informatat e përgjithshme rreth projektit:
Titulli: Mbështetja për sipërmarrjen lokale – Bletarët në Graçanicë
Kohëzgjatja: 12 muaj
Data e fillimit: maj 2021
I zbatuar në partneritet me: Shoqatën e Bletarëve të Graçanicës
Financuar nga: nismë lokale
Statusi: në realizim
Qëllimi i përgjithshëm i projektit: mbështetja e sektorit privat në komunitetet lokale përmes zhvillimit të potencialeve lokale, konkurrencës dhe përshtatjes me nevojat reale të tregut, me qëllim të rritjes së të ardhurave dhe numrit të vendeve të punës në zonat rurale të komuniteteve joshumicë në mbarë Kosovën.
Qëllimi i veçantë: rrjetëzimi i Shoqatës lokale të Bletarëve në Graçanicë me shoqatat rajonale dhe krijimi i kushteve për zhvillim të vazhdueshëm të njohurive dhe ekspertizës në këtë degë të prodhimit të ushqimit e cila është jashtëzakonisht fitimprurëse dhe të dobishme për mjedisin.
Rezultatet:
– 20 prodhues individual të mjaltit në komunën e Graçanicës iu bashkuan Shoqatës Rajonale të Bletarëve
– Së paku 20 prodhues dhe bletarë individualë të mjaltit në komunën e Graçanicës në baza mujore ofrojnë qasje në publikimet edukative që ofrojnë qasje në njohuritë dhe trendet më të reja botërore në bletari.
– Së paku 40 prodhues individual të mjaltit në Kosovën qendrore marrin pjesë në trajnime për teknikat moderne të prodhimit të mjaltit dhe produkteve të bletarisë
– Prodhuesit e mjaltit në zonat e Kosovës qendrore fitojnë njohuri të reja që ua mundësojnë rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e biznesit të tyre privat.
– Promovimi i bletarisë si një biznes që ka ndikim pozitiv në mjedis dhe biodiversitet.