fbpx

Projekti: Zhvillimi i Strategjisë për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara (invaliditet) në Komunën e Shtërpcës

E zbaton: OJQ CIPOS

Roli i OJQ CASA-s: të prodhojë një draft të Strategjisë

Kohëzgjatja: 6 muaj

Statusi: në realizim

OJQ CASA dhe Qendra për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (invaliditet) nga Shtërpca kanë filluar bashkëpunimin për zhvillimin e një Strategjie Komunale për punësimin e personave me aftësi të kufizuara (invaliditet). Personat me aftësi të kufizuara (invaliditet) përfaqësojnë një nga grupet shoqërore më të cenueshme dhe më të cenuara financiarisht brenda komuniteteve joshumicë në Kosovë. Këta persona shpesh jetojnë në margjinat e shoqërisë në një luftë të vazhdueshme për të siguruar mjetet për nevojat bazë, duke e përfshirë edhe kujdesin e duhur mjekësor. Projekti pilot i zbatuar nga CIPOS nga Shtërpca me mbështetjen e qeverisë britanike në kuadër të programit ALVED paraqet një iniciativë unike në fushën e zhvillimit të politikave lokale afirmative për punësimin dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara (invaliditet). Ekipi teknik i CASA-s do të kontribuojë në nismën CIPOS-it duke e zhvilluar propozimin e këtij dokumenti strategjik dhe duke e paraqitur atë në administratën lokale komunale. Qëndroni me ne në periudhën e ardhshme për të mësuar se si po zhvillohet kjo nismë.

Top