Qytetarët në politikë

Informatat e përgjithshme
Titulli i projektit: „Qytetarët në politikë”
Kohëzgjatja: 6 muaj

Periudha e zbatimit: 15 korrik 2021
Mbështetur nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, OPEN 2021
Statusi: Në realizim

Qëllimet e projektit
Nisma e propozuar ka për qëllim t’i analizojë praktikat ekzistuese të veprimit politik brenda
komunitetit serb në Kosovë me përqendrim të veçantë në marrëdhëniet/aspiratat dhe modalitetet
e përfshirjes së qytetarëve në proceset politike, si dhe qëndrimin e autoriteteve ndaj nismave të
tilla.
Hulumtimi me titull pune “Qytetarët në politikë” do të synojë të përcaktojë:
Qëndrimin (marrëdhënia) e qytetarëve ndaj pjesëmarrjes në proceset politike (veprimtaria
partiake, aktivizmi zgjedhor) ose veprimit aktiv qytetar në bashkëpunim me përfaqësuesit
politikë (politikat praktike, strategjitë zhvillimore, politikat lokale në mbrojtje të interesave të
qytetarëve apo grupeve sociale të cenueshme) .
– Rolin e organizatave të shoqërisë civile ndaj akterëve politikë, vendimmarrësve,
kapacitetit të tyre për të krijuar politika praktike dhe zgjidhje ligjore, si dhe aftësisë së
tyre për të mbrojtur në bashkëpunim me qytetarët ndryshimet e synuara në ndërveprim
me përfaqësuesit politikë.
– Në fund, hulumtimi do të merret me raportin e përfaqësuesve politikë ndaj ambicies së
qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të marrë pjesë aktive në proceset
politike.
Rezultatet e pritura: 
1. Raporti i përgatitur ofron një pasqyrë bazë në proceset dhe praktikat kryesore të përfshirjes së
qytetarëve në jetën politike të komunitetit serb në Kosovë.
2. Ngritja e nivelit të njohurive dhe të ndërgjegjësimit për mangësitë dhe boshllëqet që shfaqen
në proceset demokratike të asociimit politik, përmes të cilave individët bëhen përfaqësues
legjitimë të komunitetit.
3. Rritja e ndërgjegjësimit për përgjegjësinë institucionale të zyrtarëve publikë si dhe
domosdoshmërinë e një dialogu të hapur me pjesëtarët e komunitetit.
Publikimet dhe raportet: 
– Publikimi
– Raporti përfundimtar
– Të ndryshme

Top