fbpx

Zgjimi lokal!

Zgjimi lokal!

Projektet/Politikat Afirmative

Informata të përgjithshme

Emri i projektit: Nisma e zgjimit lokal

Kohëzgjatja: 18 muaj

Data e fillimit: 01.09.2022

Mbështetur nga: European Endowment for Democracy

Statusi: në vazhdim

Qëllimi i projektit:

Qëllimi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve dhe burimeve të organizatës që nevojiten për

punë aktive dhe të pavarur në angazhimin e rritur të përfaqësuesve autentikë të komunitetit serb

të Kosovës në iniciativat qytetare. Këto interesa aktualisht keqinterpretohen nga liderët politikë

lokalë, injorohen nga autoritetet e nivelit qendror dhe pasivohen nga komunitetet lokale të

frikësuara, të cilat frikësohen nga kontrolli dhe presioni nga vetë udhëheqësit e tyre politikë.

Nisma synon të krijojë dhe promovojë një qasje krejtësisht të re në praktikën e angazhimit të

qytetarëve në nisma qytetare, duke i mbrojtur interesat e tyre të vërteta. Qasja e re nënkupton

zhvillimin e një modeli pionier të aktivizmit qytetar, përkatësisht Këshillin e CASA-s, një

mekanizëm organizues të brendshëm që përbëhet nga 12 liderë të rinj dhe sapo të formuar nga

komuniteti i serbëve të Kosovës. Detyra e tyre është të angazhohen në mënyrë aktive në

dinamikën sociale të komunitetit lokal, të identifikojnë nevojat e tij reale dhe të bashkëpunojnë

me organizatën në zhvillimin e një projekti që i adreson këto nevoja. Veprimi funksional i këtij

modeli të pjesëmarrjes qytetare do të kontribuojë në rritjen e çlirimit të qytetarëve në

komunitetin e serbëve të Kosovës për të ndjekur aktivisht interesat e tyre të vërteta. Aktivitetet

kryesore lidhen me mbështetjen strukturore të CASA-s (kostot operative, pagat, etj.) të

nevojshme për zhvillimin e plotë të këtyre mekanizmave, zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve

të Këshillit për të vepruar si agjentë qytetarë dhe në fund mbështetjen e nismave në nivel lokal të

identifikuara përmes angazhimit të komunitetit të anëtarëve të Këshillit.

Rezultatet e pritura:

Rezultati kryesor i iniciativës do të jetë fuqia e shtuar e komunitetit të serbëve të Kosovës për të

kundërshtuar praktikat autokratike të qeverisjes së liderëve të saj politikë, për të krijuar presion

social për iniciativa që i adresojnë nevojat e tyre reale (përkundër atyre që u imponohen nga

politikanët e korruptuar) dhe për të mobilizuar një numër në rritje të qytetarëve në kërkim të

ndryshimeve të dëshiruara.

Rruga e gjatë drejt një ndryshimi të tillë fillon me një hap të vogël, përkatësisht me zhvillimin

dhe aktivizimin e modelit të mobilizimit qytetar të zhvilluar nga CASA, i quajtur Këshilli i

CASA-s. Një mekanizëm i tillë është një model pionier i punës së OSHC-ve, sepse ai rekruton

dhe përfshin në mënyrë aktive përfaqësuesit e komunitetit autentik lokal. Këta të rinj nuk

kërkojnë punë, sepse tashmë janë profesionistë në fushat e tyre.

Top