Mandati dhe objektivat tona
Kush Jemi Ne
Qendra për Veprime Afirmative Sociale CASA është iniciativë e re e shoqërisë civile, e themeluar në vitin 2020 me qëllim të rritjes së angazhimit të përfaqësuesve autentikë të komunitetit serb të Kosovës, liderëve të rinj në zhvillim në iniciativat që ndjekin misionin e organizatës.

Misioni
Misioni i Qendrës për Veprime Afirmative Sociale – CASA është: të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme për komunitetet serbe dhe komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë, të mbrojtur me ligje të arritshme, të realizuara me mundësi të barabarta zhvillimi dhe të vlerësuar nga veçoritë e njohura etnike.
Objektivat
1. Siguria ligjore dhe institucionale për komunitetet joshumicë të mbrojtura nga institucione efikase dhe kornizë afirmative ligjore dhe politike që mbron të drejtat dhe liritë e tyre
2. Mjedis ekonomik afirmativ me mundësi të shtuara për komunitetet joshumicë në arritjen e prosperitetit ekonomik dhe social dhe zhvillimit të balancuar të komunitetit
3. Veçantia e vlerësuar etnike dhe kulturore e serbëve të Kosovës dhe e komuniteteve të tjera joshumicë e miratuar përmes veprimeve që mbrojnë/promovojnë diversitetin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare.
Vizioni
Kosova si shoqëri gjithëpërfshirëse, e larmishme dhe e drejtë në të cilën të gjitha komunitetet dhe individët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta dhe liri për të bashkëpunuar me të gjithë.
Location
Čika Jovina 15
Severna Mitrovica
Our hours
09:00 AM – 17:00 PM
Monday – Friday
Contact us
Phone: +381 (0) 65 814 82 82
Mobile: +383 (0) 45 43 90 89
Email: office@ngocasa.org
© Copyright 2021 NGO Casa by DS * All Rights Reserved