PËR KËSHILLIN KONSULTATIV

Ne jemi agjentët e interesave tona

RRETH KËSHILLIT

Mandati dhe Përbërja

Me qëllim të rritjes së kapaciteteve të veta në përfaqësimin e interesave të vërteta të qytetarëve dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në nismat të cilat i mbrojnë interesat, Qendra për Veprime Sociale Afirmative – CASA e ka zhvilluar një mekanizëm të brendshëm konsultativ specifik, i cili ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrje aktive të përfaqësuesve të mirëfilltë të komunitetit serb në Kosovë, të liderëve të rinj të ardhshëm të komunitetit në punën e organizatës. Këshilli Konsultativ përbëhet nga një grup prej 12 të rinjsh, me orientime të ndryshme profesionale, me vendbanim në mjedise joshumicë në mbarë Kosovën dhe me një bilanc të theksuar dhe të synuar në përfaqësimin gjinor. Ata janë të ndarë në tri (3) grupe tematike që i pasqyrojnë fushat (qëllimet) në të cilat punon CASA. Këto janë 1) Këshilli për çështje të politikave juridike dhe praktike, 2) Këshilli për zhvillim ekonomik dhe social, 3) Këshilli për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe etnik.

Këshilli për çështje të politikave juridike dhe praktike

262873874_301712308433341_6900747524058518790_m

Milena Petkoviq

Juriste

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në programe që e synojnë forcimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen ligjore të gjinive.

268268767_311327010805204_871308720291548999_mm

Maksim Aksiq

Student i Fakultetit të Shkencave Politike

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes ekipit në nisma që e synojnë zhvillimin e politikës dhe të hulumtimit.

272030902_330835725520999_1677209851729041303_t

Teodora Taniq

juriste në studime master

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Analiza juridike dhe hulumtimi i politikave në fusha që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve.

milena z-09COPY

Millena Zdravkoviq

veprimtare socio-politike lokale

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes ekipit në zhvillimin e politikave lokale dhe në afirmimin e të drejtave.

 

Këshilli për zhvillim ekonomik dhe social

264183279_304165348188037_8020180730736344240_n1

Vlladimir Vuçkoviq

Bashkëthemelues i W3 Lab-it dhe Z1 Tech-ut

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në programe që kanë për qëllim fuqizimin e kapaciteteve lokale në sektorin e TI-së dhe rritjen e mundësive për punësim të të rinjve.

269784188_314310850506820_597140131521942982_n2

Bilana Radosavleviq

master i ekonomisë

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe mbështetja në startup nisma dhe ofrimi i ndihmës në rritjen e mundësive për punësim të të rinjve në sektorin privat.

271769235_326972345907337_3575282284937688509_n4

Petar Gjorgjeviq

Veprimtar për afirmim të të rinjve

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në promovim të nismave që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjve në mjedise rurale.

Sanja sajt (1) (1)

Sanja Lazareviq

Aktiviste civile

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në programet e fuqizimit ekonomik të grave.

Këshilli për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe etnik
267658642_308668044404434_7974361720568071965_mm

Millena Rexhiq Simiq

Master i gjuhës dhe i letërsisë serbe

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës ekipit në nisma që kanë për qëllim ruajtën e historisë dhe pasurisë gjuhësore dhe promovimin e llojllojshmërisë

gjuhësore.

Untitled-6-08 d

Dobrosav Dakiq

Kurator në Manastirin e Deçanit

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës ekipit në nisma që kanë për qëllim promovimin e trashëgimisë historike, fetare dhe kulturore dhe ruajtën e identitetit të serbëve të Kosovës.

Untitled-6-06

Stefan Petkoviq

Aktiviste civile

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetja e ekipit në ruajtën e kulturës, traditës dhe historisë, si dhe kontakti me komunitete joshumicë.

Untitled design (62) (1)

Suzana Mariq

Aktiviste civile

Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetja e ekipit në realizimin e programeve që kanë për qëllim promovimin e llojllojshmërisë kulturore dhe të trashëgimisë kulturore.

 

Mandate

Mandati i Këshillit Konsultativ të CASA-s është ta drejtojë punën dhe përpjekjet e organizatës drejt nevojave të vërteta të komuniteteve joshumicë dhe të ndihmojë organizatën në mobilizimin dhe përfshirjen e komunitetit në përpjekjet për përmbushjen e tyre. Mandatet më të sakta të Këshillit Këshillimor të CASA janë:

  • ta promovojë (dhe ta realizojë) pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komunitetit në identifikimin dhe prioritizimin e nevojave të vërteta dhe përfshirjen e tyre në prioritetet e punës së organizatës
  • ta këshillojë zyrën / t’i ndihmojë zyrës së programit të CASA-a në zhvillimin e programeve dhe të nismave që i targetojnë nevojat e vërteta të qytetarëve dhe prioritetet e tyre
  • t’i formojë/plotësojë zgjidhjet për ato probleme të krijuara dhe të përfaqësuara nga organizata
  • në bashkëpunim me CASA-n, të marrë pjesë në përfaqësimin e ndryshimeve të synuara, në mënyrë të pavarur ose duke e mobilizuar komunitetin Motoja e Këshillit Konsultativ të CASA-a është “Ne jemi përfaqësues të interesave tona”, që nënkupton një rol aktiv dhe parësor të qytetarëve në përcaktimin dhe prioritizimin e nevojave të tyre.

 

Location

Čika Jovina 15
Severna Mitrovica 

Our hours

09:00 AM – 17:00 PM
Monday – Friday

© Copyright 2021 NGO Casa  by DS * All Rights Reserved

Top