PËR KËSHILLIN KONSULTATIV
Ne jemi agjentët e interesave tona
RRETH KËSHILLIT
Mandati dhe Përbërja
Me qëllim të rritjes së kapaciteteve të veta në përfaqësimin e interesave të vërteta të qytetarëve dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në nismat të cilat i mbrojnë interesat, Qendra për Veprime Sociale Afirmative – CASA e ka zhvilluar një mekanizëm të brendshëm konsultativ specifik, i cili ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrje aktive të përfaqësuesve të mirëfilltë të komunitetit serb në Kosovë, të liderëve të rinj të ardhshëm të komunitetit në punën e organizatës. Këshilli Konsultativ përbëhet nga një grup prej 12 të rinjsh, me orientime të ndryshme profesionale, me vendbanim në mjedise joshumicë në mbarë Kosovën dhe me një bilanc të theksuar dhe të synuar në përfaqësimin gjinor. Ata janë të ndarë në tri (3) grupe tematike që i pasqyrojnë fushat (qëllimet) në të cilat punon CASA. Këto janë 1) Këshilli për çështje të politikave juridike dhe praktike, 2) Këshilli për zhvillim ekonomik dhe social, 3) Këshilli për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe etnik.
Këshilli për çështje të politikave juridike dhe praktike
Milena Petkoviq
Juriste
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në programe që e synojnë forcimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen ligjore të gjinive.
Maksim Aksiq
Student i Fakultetit të Shkencave Politike
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes ekipit në nisma që e synojnë zhvillimin e politikës dhe të hulumtimit.
Teodora Taniq
juriste në studime master
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Analiza juridike dhe hulumtimi i politikave në fusha që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve.
Millena Zdravkoviq
veprimtare socio-politike lokale
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes ekipit në zhvillimin e politikave lokale dhe në afirmimin e të drejtave.
Këshilli për zhvillim ekonomik dhe social
Vlladimir Vuçkoviq
Bashkëthemelues i W3 Lab-it dhe Z1 Tech-ut
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në programe që kanë për qëllim fuqizimin e kapaciteteve lokale në sektorin e TI-së dhe rritjen e mundësive për punësim të të rinjve.
Bilana Radosavleviq
master i ekonomisë
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe mbështetja në startup nisma dhe ofrimi i ndihmës në rritjen e mundësive për punësim të të rinjve në sektorin privat.
Petar Gjorgjeviq
Veprimtar për afirmim të të rinjve
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës në promovim të nismave që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjve në mjedise rurale.
Këshilli për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe etnik
Millena Rexhiq Simiq
Master i gjuhës dhe i letërsisë serbe
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës ekipit në nisma që kanë për qëllim ruajtën e historisë dhe pasurisë gjuhësore dhe promovimin e llojllojshmërisë
gjuhësore.
Dobrosav Dakiq
Kurator në Manastirin e Deçanit
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Këshillimi dhe ofrimi i ndihmës ekipit në nisma që kanë për qëllim promovimin e trashëgimisë historike, fetare dhe kulturore dhe ruajtën e identitetit të serbëve të Kosovës.
Stefan Petkoviq
Aktiviste civile
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetja e ekipit në ruajtën e kulturës, traditës dhe historisë, si dhe kontakti me komunitete joshumicë.
Suzana Mariq
Aktiviste civile
Roli në Këshillin Konsultativ të CASA-s: Ofrimi i ndihmës dhe mbështetja e ekipit në realizimin e programeve që kanë për qëllim promovimin e llojllojshmërisë kulturore dhe të trashëgimisë kulturore.
Mandate
Mandati i Këshillit Konsultativ të CASA-s është ta drejtojë punën dhe përpjekjet e organizatës drejt nevojave të vërteta të komuniteteve joshumicë dhe të ndihmojë organizatën në mobilizimin dhe përfshirjen e komunitetit në përpjekjet për përmbushjen e tyre. Mandatet më të sakta të Këshillit Këshillimor të CASA janë:
- ta promovojë (dhe ta realizojë) pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komunitetit në identifikimin dhe prioritizimin e nevojave të vërteta dhe përfshirjen e tyre në prioritetet e punës së organizatës
- ta këshillojë zyrën / t’i ndihmojë zyrës së programit të CASA-a në zhvillimin e programeve dhe të nismave që i targetojnë nevojat e vërteta të qytetarëve dhe prioritetet e tyre
- t’i formojë/plotësojë zgjidhjet për ato probleme të krijuara dhe të përfaqësuara nga organizata
- në bashkëpunim me CASA-n, të marrë pjesë në përfaqësimin e ndryshimeve të synuara, në mënyrë të pavarur ose duke e mobilizuar komunitetin Motoja e Këshillit Konsultativ të CASA-a është “Ne jemi përfaqësues të interesave tona”, që nënkupton një rol aktiv dhe parësor të qytetarëve në përcaktimin dhe prioritizimin e nevojave të tyre.
Lokacioni
Anri Dinan 9/54
Mitrovica e Veriut
Orët tona
09:00 AM – 17:00 PM
E hënë – E premte
Na kontaktoni
Phone: +381 (0) 65 814 82 82
Mobile: +383 (0) 49 21 00 24
Email: office@ngocasa.org
© Copyright 2021 NGO Casa by DS * All Rights Reserved