fbpx

Podkasti Aequitas

Informata të pergjithshme

Titulli i projektit: Podkasti Aequitas
Kohëzgjatja: 9 muaj
Periudha e zbatimit: 1 gusht 2024 – 30 prill 2025.
Partneri implementues: Radio KIM Media Group
Përkrahur nga: Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës
Statusi: Në vazhdim e sipër

Objektivat e projektit:

Projekti i podkastit Aequitas, për sezonin e tretë me radhë, vazhdon misionin e tij që synon të adresojë mungesën e mundësive të hapura dhe të shumta për dialog publik për çështje që rëndojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë. I krijuar tashmë si një platformë, e cila ofron njohuri dhe analiza të thella, podkasti i Aequitas do të ofrojë një diskutim shumëkëndësh me një strategji inovative që përfshin dy prezantues, gazetarë nga komuniteti shqiptar dhe serb i Kosovës. Qëllimi i tyre do të jetë të bisedojnë me mysafirë përkatës për të pasqyruar qëndrimet dhe interesat mbizotëruese në komunitetet e tyre. Në këtë mënyrë, publiku do të ketë mundësinë të kuptojë dhe të konfirmojë një sërë mendimesh dhe interesash për tema që rëndojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë, si çështja e personave të pagjetur, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, integrimi në BE, trashëgimia kulturore, dhe shume te tjera.

Objektivi kryesor i projektit është të promovojë një dialog publik konstruktiv dhe transparent që do të eksplorojë perspektiva dhe interesa të ndryshme që ndikojnë në dinamikën etnike të Kosovës së sotme. Kjo do të arrihet përmes dy objektivave specifike:

Objektivi specifik 1: Zhvillimi i një produkti dygjuhësh inovativ mediatik që ofron debate të balancuara dhe të shumëanshme për çështje që rëndojnë marrëdhëniet etnike në Kosovë, dhe

Objektivi specifik 2: Rritja e të kuptuarit të publikut më të gjerë në Kosovë dhe në rajon (Serbi) për llojllojshmërinë e pikëpamjeve/interesave/faktorëve të përfaqësuar në dinamikën socio-politike të mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rezultatet e pritura:

Duke zbatuar standarde premium të prodhimit, të tilla si një format dinamik debati, standarde të përshtatshme teknike dhe një pako e dukshme vizibiliteti, produkti do të shpërndahet në të gjithë rajonin, përfshirë Serbinë. Shpërndarja strategjike e përmbajtjes do të kontribuojë në synimet e përfshirjes, diversitetit dhe dialogut konstruktiv publik.

Leximet e lidhura:

• Faqja e internetit të OJQ-së CASA
• Rrjetet sociale të OJQ CASA
• Kanali i OJQ-së CASA në YouTube