fbpx

Infografikat: Çfarë thonë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë për sfidat me të cilat përballen?

CASA ka publikuar një hulumtim të ri të opinionit publik, “Pasqyrë e sfidave, nevojave dhe qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë”, i cili ofron një pasqyrë të sfidave kryesore politike, institucionale, të sigurisë dhe socio-ekonomike me të cilat u përball komuniteti serb gjatë vitit 2025.
Rezultatet tregojnë një ndjenjë të theksuar të pasigurisë institucionale, sociale dhe ekzistenciale, ndërsa qytetarët veçojnë si disa nga shqetësimet kryesore:
🔹 integrimin e paralajmëruar të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit dhe mbylljen e institucioneve që funksionojnë në kuadër të sistemit serb
🔹 tensionet politike dhe ndëretnike
🔹 situatën e pafavorshme ekonomike dhe mundësitë e kufizuara për punësim
🔹 shqetësimin në rritje për të ardhmen dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë
Infografikat paraqesin disa nga gjetjet kryesore të hulumtimit. 📌
👉 Lexoni raportin e plotë: https://bit.ly/45Lojck
Raporti është publikuar nga CASA në kuadër të projektit “Nga integrimi drejt një kontrate të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike”, i cili zbatohet në partneritet me Spaces for Societal Change – Spaces, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.