fbpx

“Podcasti Aequitas – Një format i ri i dialogut shoqëror në Kosovë”

Në një iniciativë inovative që synon fuqizimin e dialogut social në Kosovë, seriali i shumëpritur i podcast-it, “Aequitas” debutoi me episodin e tij të parë. Ky talk show politik është një format inovativ në prodhimin e përmbajtjeve mediatike në Kosovë dhe është konceptuar në mënyrë që mysafirët përkatës, për tema të përzgjedhura, të mirëpriten nga dy gazetarë, njëri nga komuniteti shqiptar dhe tjetri nga komuniteti serb në Kosovë, të cilët do të përpiqen ta përfytyrojnë kompleksitetin dhe ndërthurjen e interesave që i përcjellin ngjarjet në Kosovë  me pyetje nga këndvështrimi i komuniteteve të tyre.

Podcast-i “Aequitas”, i financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), është pjesë e projektit më të gjerë “Fuqizimi i dialogut shoqëror në Kosovë” i cili e inkurajon dialogun e hapur për çështjet politike.

Çdo episod i “Aequitas” do të ndjekë këtë format, kurse nikoqirët do të merren tema të rëndësishme, duke ftuar mysafirë relevantë që të japin mendimet dhe të ndajnë përvojat e tyre. Emisioni ka për qëllim të sigurojë një platformë për diskutime të nuancuara, duke sfiduar narrativet mbizotëruese dhe duke nxitur një kuptim më të thellë të çështjeve problematike.

Me gjithsej tetë episode të planifikuara për sezonin e tij të parë, “Aequitas” premton të jetë një burim i vlefshëm për dëgjuesit që kërkojnë një kuptim të plotë të peizazhit politik në Kosovë. Podcast-i synon të nxisë ndjeshmëri më të madhe, të shkatërrojë stereotipet dhe të ndërtojë ura midis komuniteteve duke e inkurajuar pjesëmarrjen aktive dhe të menduarit kritik.

Ndiqni episodet e radhës të “Aequitas”, ku bisedat premtojnë të jenë edhe më provokuese, ndriçuese dhe instrumentale në avancimin e dialogut shoqëror dhe të bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë.

Për më shumë informacion rreth episodeve të para dhe të atyre të radhës, vizitojeni kanalin tonë zyrtar në YouTube.