fbpx

Doracak për çlirimin e gruas – botim kosovar

Autorja: Dušica Jovičić

Ky Doracak për çlirimin e gruas në Kosovë është një manifestim i prekshëm i Klubit të Emancipimit, i cili filloi punën në shkurt të vitit 2024 në Qendrën Barabar në Prishtinë. Klubi u themelua me idenë e qartë që t’u ofroj grave të reja nga Kosova një hapësirë ​​për reflektim dhe fuqizim përmes punëtorive të dizajnuara në mënyrë tematike. Qëllimi kryesor i Klubit është fuqizimi i grave të reja në Kosovë dhe promovimi i solidaritetit mes grave që tejkalon dallimet kulturore, fetare dhe etnike.

Doracaku është i dedikuar të gjitha grave të reja në Kosovë që aspirojnë që të kuptojnë më mirë pozitën e tyre në shoqëri dhe pjesëmarrjen aktive në proceset e emancipimit. Përmes katër njësive tematike – Gratë dhe gjinia, Gratë udhëheqin, Gratë dhe lufta, dhe Gratë dhe mediat, ofron një kuptim më të thellë të temave kryesore të trajtuara në punëtoritë e Klubit të Emancipimit.

Përveç fuqizimit të grave të reja, doracaku synon gjithashtu të promovojë bashkëpunimin ndëretnik dhe unitetin mes grave në Kosovë. Përmes prizmit të barazisë gjinore dhe emancipimit, gratë nga të gjitha sfondet etnike dhe kulturore kanë mundësinë të bashkohen rreth synimeve dhe problemeve të përbashkëta, duke kontribuar kështu në pajtimin dhe tolerancën më të gjerë shoqërore.

Me natyrën e tij inkluzive dhe qasjen praktike, doracaku ofron njohuri dhe mjete të dobishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë të bazuar në parimet e barazisë dhe respektimit të diversitetit.

Manifestin e plotë mund ta lexoni KËTU.