fbpx

Fjalori i fjalëve që nuk kanë përkthim

Autorë: Nora Bezera, Marija Orović

 

Botimi i tretë i ” Fjalorit të fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi” mblodhi mbi 400 terma që janë të përbashkët në gjuhën serbe dhe shqipe. Publikimi gjithashtu ka përfshirë 25 tregime që korrespondojnë me terma të caktuar nga fjalori.

Procesi i krijimit të fjalorit filloi me një punëtori dyditore të mbajtur në Prizren, e cila mblodhi së bashku akademikë të rinj nga komunitete të ndryshme etnike. Ata u angazhuan në ushtrime krijuese për të identifikuar fjalët e përbashkëta në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këtë puntori janë identifikuar fjalët e zakonshme që përbënin versionin fillestar të tezaurit.

Pas zhvillimit të tezaurit, hulumtimit të origjinës dhe shqiptimit fonetik, përmbajtja u formësua në një burim për mësimin e gjuhës.

Fjalori ofron kontekst për etimologjinë dhe origjinën historike dhe thekson lidhjet kulturore dhe historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Mund të përdoret si doracak ndihmës për mësimin e gjuhës serbe dhe shqipe.

Të gjithë publikimin mund ta gjeni KËTU.