Informata të përgjithshme
Emri i projektit: Barabar Connect
Kohëzgjatja: 12 muaj
Periudha e implementimit: nga 1 nëntor 2024 deri më 31 tetor 2025.
Partner implementues: OJQ Integra
Mbështetur nga: Konfederata Zvicerane e përfaqësuar nga Departamenti Federal i Zvicrës për Punët e Jashtme, përmes Departamentit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut
Statusi: Në vazhdim
Objektivat e projektit:
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të inkurajojë dialogun ndëretnik dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve nga bashkësitë e ndryshme etnike në Kosovë me qëllim të forcimit të kohezionit social dhe zgjidhjes së problemeve urgjente sociale. Për të arritur këtë, Barabar Connect propozon një sërë aktivitetesh të strukturuara që do të bashkojnë grupet e synuara ndëretnike dhe palët e interesuara, duke i angazhuar ato në shkëmbime konstruktive. Këto përpjekje synojnë:
- Përmes objektivit specifik 1, të përmirësojnë angazhimin social të të rinjve nga të gjitha komunitetet në Kosovë në zgjidhjen e çështjeve urgjente sociale dhe
- Përmes objektivit specifik 2, të zgjerojnë bashkëpunimin profesional dhe social ndërmjet grupeve etnike duke avokuar përfshirjen dhe kohezionin social.
Rezultatet e pritshme:
Rezultatet e pritshme të aktiviteteve implementuese përfshijnë:
- Angazhimin e shtuar të të rinjve në lidhje me çështjet komplekse sociale, pajtimin dhe rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën,
- Përmirësimin e bashkëpunimit përmes artit dhe kulturës,
- Forcimin e lidhjeve ndërmjet grupeve profesionale dhe sociale nga bashkësitë e ndryshme etnike në rajon
- Bashkëpunimin e rritur ndërmjet nismave të avokimit civil dhe social dhe përfaqësuesve përkatës institucionalë në nivel lokal dhe qendror në zgjidhjen e çështjeve urgjente sociale.
Rezultatet afatgjata të projektit përfshijnë ngritjen e vetëdijes sociale dhe dialogun ndëretnik të përmirësuar ndërmjet të rinjve, grupeve të avokimit social dhe qytetar në zgjidhjen e çështjeve urgjente sociale.
Lexime të lidhura:
- Artikuj
- Publikimet