fbpx

MIGRIMI I TË RINJVE NGA KOSOVA

Rasti studimor para jush është rezultat i një analize të thellë të problemit të migrimit të të rinjve, i cili njihet si problem i rëndësishëm brenda komunitetit serb në Kosovë.

Migrimet sporadike të të rinjve ekzistojnë brenda çdo gjenerate, por risia në këtë rast dhe paralajmëruese është fakti se largimi nga veriu i Kosovës ishte zgjedhje e më shumë se 60% të nxënësve të shkollës së mesme në Mitrovicën e Veriut.

Në gjeneratën e vitit 2020, nga gjithsej 40 nxënës (21 në drejtimin natyror-matematikor, 19 në drejtimin socio-gjuhësor) 25 prej tyre janë larguar nga Kosova (17 në drejtimin natyror-matematikor, 8 në drejtimin socio-gjuhësor). Përmasat e këtij fenomeni janë më ilustrative në rastin e klasës 4/1 të degës natyrore-matematikore të kësaj gjenerate, e cila specifikisht ka motivuar këtë hulumtim. Në këtë klasë, nga një total prej 21 nxënësve, 17 kanë lënë Kosovën. Këto shifra, bashkë me kuptimin e pasojeve negative të migracionit, ishin motivimi fillestar për të paraqitur rastin e gjeneratës 2020 brenda këtij studimi të rastit.

Edhe pse mundësitë për të fituar një arsim më të mirë në Serbi ishin një ndërthurrës kryesor për këtë migrim, është zbuluar një sërë faktorësh që kanë një efekt kumulativ në largimin e popullsisë së re nga veriu i Kosovës. Një varg faktorësh që kanë ndikim në zvogëlimin e mundësive për pavarësi ekonomike të të rinjve (punësimi përmes nepotizmit, korrupsioni, treg i paprijshëm për të rinjtë), politik (siguria, stabiliteti politik, situata politike e pasigurt) si dhe sociologjik (cilësia e arsimit, jetesa e përditshme) ka ndikuar në formimin e vendimeve të tyre për të ikur. Uniciteti i këtij studimi është në faktin se të rinjtë nga gjenerata 2020 kanë pasur mundësinë të shprehin pikëpamjet, mendimet dhe vlerësimet e tyre përmes intervistave, duke ndikuar në zhvillimin e studimit të rastit si një dëshmi autentike dhe organike e të rinjve për problemet që i bëjnë ata të ikin nga veriu i Kosovës, edhe pse kanë ndjenja pozitive të lidhura me atë territor.

I gjithë studimi gjendet KËTU.