fbpx

Bazë me fraza

Autorë: Nora Bezera, Tamara Stanković

 

Botimi i parë i fjalorit “Bazë me fraza” përmban mbi 400 fraza të cilët serbët dhe shqiptarët i përdorin në të folurën e përditshme. Fjalori i frazës u krijua në bashkëpunim me akademikë nga Kosova dhe Serbia me qëllim të avancimit të resurseve për mësimin e gjuhës dhe inkurajimit të dygjuhësisë në Kosovë.

Ky doracak është i dedikuar të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë gjuhën serbe dhe shqipe, si dhe për ata që tashmë i njohin këto gjuhë, por duan të përmirësojnë njohuritë e tyre.

Fjalori tregon gjithashtu pasurinë e gjuhëve, kulturave dhe lidhjeve historike ndërmjet komunitetit serb dhe atij shqiptar.

Ai u krijua në kuadër të iniciativës Barabar, i mbështetur nga UNMIK-u.

Tërë doracakun mund ta gjeni KËTU.