fbpx

Indeksi i besimit

Autorët: Ognjen Gogić i Boban Simić

Duke e njohur procesin kompleks të pajtimit, ky hulumtim është realizuar me qëllim të arritjes së një kuptimi më të thellë të qëndrimeve dhe perceptimeve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë rreth çështjeve kyçe të pajtimit dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i qëndrimeve themelore të pjesëtarëve të dy komuniteteve për marrëdhëniet e ndërsjella të tanishme dhe të ardhshme dhe i mundësive të pajtimit, në mënyrë që të përcaktohet niveli i distancës etnike ndërmjet tyre, si dhe të kuptohet ndikimi i faktorëve të ndryshëm në formësimin e këtyre qëndrimeve.

Duke i marrë parasysh karakteristikat demografike të të anketuarve, siç janë gjinia, mosha, niveli i arsimit dhe statusi i punësimit, janë analizuar përcaktuesit socio-ekonomikë që ndikojnë në perceptimin e marrëdhënieve të ndërsjella, pajtimit dhe të distancës etnike.

Gjetjet e hulumtimit duhet t’i informojnë krijuesit e politikave dhe të iniciativave të ardhshme të cilat e synojnë pajtimin ndërmjet komunitetit serb dhe shqiptar dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë. Duke i ndërlidhur faktorët demografikë me qëndrimet specifike rreth pajtimit, ky hulumtim ofron informacione përkatëse që mund t’i formojnë strategjitë e ardhshme për avancimin e marrëdhënieve. Kuptimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të të anketuarve e mundëson krijimin e programeve që u përshtaten nevojave dhe pritjeve specifike të të dy komuniteteve, duke i rritur kështu perspektivat për arritjen e paqes dhe të stabilitetit të qëndrueshëm.

Të gjithë publikimin mund ta gjeni KËTU.