fbpx

Doracakët për mësimin e gjuhës serbe dhe shqipe të prezantuar në Qendrën Barabar

OJQ CASA mbajti dje promovimin e doracakut për mësimin e gjuhës serbe dhe shqipe “Fjalorit të fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi ” dhe përmbledhjen “Baza e frazave” në Qendrën Barabar në Prishtinë.

Këto botime përmbajnë mbi 400 fjalë dhe 400 fraza që serbët dhe shqiptarët i përdorin në bisedat e përditshme.

Njëra nga autoret e doracakut dhe gjuhëtarja Nora Bezera, beson se dygjuhësia është një përparësi e madhe, sepse ajo lehtëson komunikimin mes njerëzve, por edhe se duke zotëruar gjuhën e komunitetit me të cilin jetojmë, afrohemi më shumë me kulturën, zakonet dhe mendësin e tij.

“Me njohjen e gjuhës, në fakt ju pasuroni veten edhe në nivele të tjera në kuptimin kulturor, historik dhe kjo kontribuon në kuptimin më të mirë, tolerancën më të lartë, sepse shumë keqkuptime lindën ngaqë nuk kuptuam njëri-tjetrin, nuk dinim gjuhën e njëri-tjetrit. Do t’i kuptojmë më mirë të gjitha shqetësimet dhe problemet dhe në fund do të kuptojmë që në fakt janë të njëjta”, tha Bezera.

Në panelin që u mbajt pas prezantimit të doracakut, për rëndësinë e njohjes së të dyja gjuhëve zyrtare në Kosovë foli edhe Sanja Vuković, profesoreshë e mësimit klasor dhe lektore e gjuhës serbe, e cila gjithashtu konsideron se është e nevojshme të dimë gjuhën e njerëzve me të cilët jetojmë.

Ajo nuk përjashton përgjegjësinë e subjekteve politike dhe përfaqësuesve të qeverisë të cilët duhet të avokojnë më hapur dhe më me zë të lartë idetë që nënkuptojnë afrimin ndërmejt komuniteteve, në nivelin e tejkalimit të pengesave gjuhësore.

Është e nevojshme që politikanët të ndërgjegjësohen për përgjegjësinë që kanë në këtë, të ftojnë dhe t’u shpjegojnë njerëzve, të rinjëve e të vjetërve, se mësimi i gjuhës së rrethit ku jetojnë, serbishtes dhe shqipes, është nevojë, e jo tradhti ndaj asnjë interesi kombëtar, por edhe një mënyrë për të afruar njëri-tjetrin si dhe për të tejkaluar të gjitha pengesat që na ndajnë”, tha Vuković.

Në promovimin e doracakut morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, institucioneve, studentëve dhe mediave.

Botimi i parë i “Bazat e frazave” dhe botimi i tretë i “Fjalorit të fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi” janë realizuar si pjesë e iniciativës së Qendrës Barabar, me mbështetjen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).