fbpx

Fjalët të cilave nuk u nevojitet përkthimi

Autorët: Nora Bezera, Ines Aloviq (Ines Aljović), Miodrag Marinkoviq (Miodrag Marinković)

Publikimi “Leksikon i fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi” i rendit më shumë se 450 fjalë

që përdoren edhe në gjuhën serbe, edhe në atë shqipe, e jep kontekstin dhe prejardhjen historike

të fjalëve të përzgjedhura, duke i ilustruar lidhjet kulturore dhe historike mes serbëve dhe

shqiptarëve të Kosovës.

Publikimin mund ta shkarkoni këtu.

Qytetarët në politikë

Hulumtimi Qytetarët në politikë

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është analiza e praktikave dhe modaliteteve ekzistuese të

aktivizmit politik brenda komunitetit serb në Kosovë. Në kontekstin e hulumtimit, nocioni

aktivizmi politik është interpretuar si proces i mbrojtjes së interesit të qytetarëve përmes

angazhimit në partitë politikë ose përmes proceseve politike (për shembull fushata aktive

zgjedhore, nismat qytetare etj.). Në mënyrë tematike, hulumtimi i shqyrton tri (3) aspekte të këtij

procesi. Pjesa e parë e hulumtimit ka të bëjë me perceptimet e qytetarëve (të komunitetit serb në

Kosovë) për veprimtarinë politike (profesionale ose përmes aktivizmit qytetar). Fokusi i kësaj

pjese të hulumtimit ishte identifikimi i pengesave dhe mundësive për përfshirje më aktive të

qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe qendror. Aspekti i dytë i hulumtimit i

analizon praktikat mbizotëruese të përfaqësuesve politikë të komunitetit serb ndaj përfshirjes

(dhe konsultimit) së qytetarëve në marrjen e vendimeve që janë të rëndësishme për jetën e tyre.

Në pjesën e fundit, hulumtimi e analizon dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe

përfaqësuesve të tyre politikë, duke u fokusuar në modelet e bashkëpunimit mes organizatave të

shoqërisë civile me politikanë dhe përfaqësues të pushtetit.

Hulumtimi është kryer në kuadër të nismës OPEN. “Demokracia, perspektiva e hapjes së

komunitetit serb në Kosovë – OPEN” është një nismë e re e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri

të Hapur (KFOS), e filluar në vitin 2020. OPEN realizohet në bashkëpunim me nëntë organizata

të shoqërisë civile që veprojnë në komunitetin serb në Kosovë.