Qytetarët në politikë
Hulumtimi Qytetarët në politikë
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është analiza e praktikave dhe modaliteteve ekzistuese të
aktivizmit politik brenda komunitetit serb në Kosovë. Në kontekstin e hulumtimit, nocioni
aktivizmi politik është interpretuar si proces i mbrojtjes së interesit të qytetarëve përmes
angazhimit në partitë politikë ose përmes proceseve politike (për shembull fushata aktive
zgjedhore, nismat qytetare etj.). Në mënyrë tematike, hulumtimi i shqyrton tri (3) aspekte të këtij
procesi. Pjesa e parë e hulumtimit ka të bëjë me perceptimet e qytetarëve (të komunitetit serb në
Kosovë) për veprimtarinë politike (profesionale ose përmes aktivizmit qytetar). Fokusi i kësaj
pjese të hulumtimit ishte identifikimi i pengesave dhe mundësive për përfshirje më aktive të
qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe qendror. Aspekti i dytë i hulumtimit i
analizon praktikat mbizotëruese të përfaqësuesve politikë të komunitetit serb ndaj përfshirjes
(dhe konsultimit) së qytetarëve në marrjen e vendimeve që janë të rëndësishme për jetën e tyre.
Në pjesën e fundit, hulumtimi e analizon dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe
përfaqësuesve të tyre politikë, duke u fokusuar në modelet e bashkëpunimit mes organizatave të
shoqërisë civile me politikanë dhe përfaqësues të pushtetit.
Hulumtimi është kryer në kuadër të nismës OPEN. “Demokracia, perspektiva e hapjes së
komunitetit serb në Kosovë – OPEN” është një nismë e re e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri
të Hapur (KFOS), e filluar në vitin 2020. OPEN realizohet në bashkëpunim me nëntë organizata
të shoqërisë civile që veprojnë në komunitetin serb në Kosovë.
Shkarkojeni versionin në gjuhën serbe këtu
Shkarkojeni versionin në gjuhën angleze këtu
Shkarkojeni versionin në gjuhën shqipe këtu