Informata të pergjithshme
Titulli i Projektit: Iniciativa Barabar: Forcimi i komunitetit dhe dialogut për ndërtimin e besimit në Kosovë – Faza 2
Kohëzgjatja: 11 muaj
Periudha e implementimit: 15 korrik 2024 – 15 qershor 2025.
Mbeshtetur nga: UNMIK-u
Statusi: Në vazhdim e sipër
Qëllimet e projektit:
Qendra Barabar është themeluar në vitin 2023 nga OJQ CASA dhe OJQ Integra. Është një qendër ndëretnike që shërben për aktivitetet e ndërtimit të besimit dhe paraqet një hapësirë të hapur për ndërveprime profesionale, shoqërore dhe kulturore ndërmjet bashkëmoshatarëve nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Në një periudhë të shkurtër kohore, Qendra Barabar ka organizuar mbi 100 ngjarje me pjesëmarrje nga të gjitha komunitetet. Është bërë një pikë qendrore e përpjekjeve për ndërtimin e besimit në Kosovë, duke mundësuar ndërveprimet konstruktive dhe duke nxitur mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Duke u mbështetur në suksesin e fazës së parë të projektit të mbështetur nga UNMIK-u, Qendra Barabar gjat ketij viti do të angazhojë një gamë të gjerë përfituesish dhe do të vazhdojë të ofrojë një hapësirë të sigurt për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe debatit ndërmjet anëtarëve të komuniteteve të ndryshme, duke vazhduar të sigurojë pjesëmarrjen efektive të grave dhe të rinjve. Projekti synon të adresojë sfidat kryesore të procesit të ndërtimit të besimit në Kosovë, duke përmirësuar kontaktin dhe shkëmbimin e drejtpërdrejtë ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe në nivel rajonal (shoqëria civile, komuniteti akademik, mediat, si dhe grupet e të rinjve dhe grave) duke kontribuar kështu në mundësitë e një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme.
Rezultatet e pritura:
Qendra Barabar tashmë është krijuar si një hapësirë unike ku të gjitha komunitetet takohen për të promovuar dialogun ndëretnik, tolerancën, barazinë dhe bashkëpunimin kulturor. Qendra Barabar vazhdon të shërbejë si qendër për shumë iniciativa që ndajnë dhe promovojnë këto vlera. Duke promovuar dhe lehtësuar këto ndërveprime, projekti synon të kontribuojë në perspektivën e një bashkëjetese të vërtetë dhe paqësore të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Iniciativa Barabar ka për qëllim të arrijë rezultatet e mëposhtme:
- Projekti synon të avancojë procesin e pajtimit dhe integrimit ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.
- Projekti parasheh një rritje të aktiviteteve të iniciuara nga mekanizmat komunalë, shoqëria civile dhe organizatat lokale që nxisin besimin dhe integrimin tek komunitetet nëpër komunat e Kosovës.
Leximet e lidhura:
- Artikuj
- Publikimet