Shikoje botën përmes syve tanë – gratë me aftësi të kufizuara (invaliditet) në komunitetet joshumicë

Informatat e përgjithshme

Titulli i projektit: “Shikoje botën përmes syve tanë – gratë me aftësi të kufizuara (invaliditet) në komunitetet joshumicë” 

Kohëzgjatja: 5 muaj

Data e fillimit: 1 shtator 2022

Financohet nga: Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve (CDF)

Statusi: Në realizim

Qëllimi i projektit

  • Projekti i propozuar ka për qëllim të zgjerojë mirëkuptimin shoqëror për të drejtat e grave me aftësi të kufizuara (invaliditet) që jetojnë në komunitetet joshumicë në Kosovë. Më konkretisht, ato ndajnë sfidat e përgjithshme me të cilat përballen gratë dhe personat me invaliditet në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike (stereotipet gjinore, tregu konkurrues i punës, papunësia e lartë, stigma, qëndrimet pasive institucionale, etj.)
  • Ngritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe vendimmarrësve për pozitën dhe pengesat me të cilat përballen gratë me aftësi të kufizuara (invaliditet) në komunitetet joshumicë në jetën e përditshme.

Aktivitetet kryesore

  • Prodhimi i videove të shkurtra
  • Fushatat për ngritjen e ndërgjegjësimit

Rezultatet e projektit

 

  • Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe të kuptuarit e nevojave të grave me aftësi të kufizuara (invaliditet) si një grupi shoqëror jashtëzakonisht të cenueshëm
  • Rritja e dialogut social për veprimet e nevojshme për të mundësuar përfshirjen e plotë sociale të grave me aftësi të kufizuara (invaliditet)
  • Rritja e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve dhe organizatave të shoqërisë civile për boshllëqet në shërbimet e ofruara për personat me aftësi të kufizuara (invaliditet)
  • Mediat në komunitetet joshumicë do të rrisin raportimin me përgjegjësi shoqërore
Top