Informatat e përgjithshme
Titulli i projektit: „GRANTI PËR ZHVILLIM ORGANIZATIV”
Kohëzgjatja: 6 muaj
Data e fillimit: 1 shtator 2022
Financohet nga: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Statusi: Në realizim
Qëllimi i projektit
Qendra për Veprime Sociale Afirmative (CASA) ka zhvilluar mekanizma të brendshëm
konsultativ që do t’ua lehtësojnë përfaqësuesve të vërtetë të komunitetit serb të Kosovës dhe
liderëve të ardhshëm të rinj të përfshihen në iniciativa të cilat do ta ndihmojnë organizatën ta
përmbushë misionin e saj. Kjo është bërë në përpjekje për ta rritur kapacitetin për përfaqësimin e
interesave të vërteta të qytetarëve dhe për ta mundësuar pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve
në iniciativat që i mbrojnë këto interesa. Dymbëdhjetë të rinj të ndryshëm gjeografikisht dhe
profesionalisht dhe të përfaqësuar në mënyrë të barabartë sipas gjinisë, e përbëjnë Këshillin e
CASA-s. Në përputhje me qëllimet e organizatës, grupi është i ndarë në tri nëngrupe tematike:
Këshilli juridiko-politik, Këshilli për Zhvillim Ekonomik dhe Social dhe Këshilli për Mbrojtjen e
Identitetit Kulturor dhe Etnik. Mund të lexoni më shumë rreth Këshillit të CASA-a këtu: Këshilli
CASA – OJQ CASA
– Të rritet angazhimi i përfaqësuesve autentikë dhe/ose të rinj të komunitetit jo-shumicë në
iniciativat civile që kontribuojnë në jetën e tyre më të mirë
Aktivitetet kryesore
– Rritja e kapaciteteve të anëtarëve të Këshillit të CASA-s për të vepruar përmes
iniciativave qytetare
– Zhvillimi i protokolleve të brendshme që e zyrtarizojnë rolin e Këshillit në punën e
organizatës
– Promovimi publik i Këshillit si mekanizëm pionier për pjesëmarrjen e qytetarëve
Rezultatet e projektit
– Një grup prej 12 liderësh qytetarë të rinj dhe në zhvillim të trajnuar për të marrë pjesë
aktive në iniciativat qytetare dhe për të përfaqësuar interesat e vërteta të komuniteteve.
– Organizata (OJQ CASA) rrit potencialin e saj për t'iu përgjigjur nevojave të komunitetit
që përfaqëson në mënyrë të strukturuar dhe gjithëpërfshirëse.
– Qytetarët nga komunitetet joshumicë dhe nga komunitetet të tjera janë njohur me punën
dhe misionin e OJQ-së CASA dhe e rrisin pjesëmarrjen e tyre në iniciativat qytetare.
Granti për zhvillim organizativ
