Informatat e përgjithshme
Titulli i projektit: „ Fuqizimi i mbështetjes institucionale për gratë nga komunitetet joshumicë në
luftën kundër diskriminimit gjinor”
Kohëzgjatja: 6 muaj
Data e fillimit: 01 shtator 2022
Financohet nga: Misioni i KB-së në Kosovë (UNMIK)
Statusi: Në realizim
Qëllimet e projektit
Programi i Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ) është mekanizmi kryesor i krijuar për të
siguruar zbatimin e përpiktë të Ligjit për Barazi Gjinore. Strategjia ofron një udhërrëfyes
gjithëpërfshirës dhe ambicioz për të arritur qëllimin e saj kryesor, që është vendosja e barazisë
gjinore në qendër të procesit të transformimit në Kosovë. Megjithatë, analiza e dokumentit
zbulon neglizhencë kritike ndaj nevojave specifike të grave nga komunitetet joshumicë dhe
mungesën e një qasjeje të përgjegjshme në zgjidhjen e çështjes së diskriminimit gjinor në
Kosovë. Për ta korrigjuar këtë lëshim, projekti propozon mobilizimin e burimeve dhe të
komuniteteve përfituesve në identifikimin e masave praktike dhe të dobishme që e mbështesin
Planin e veprimit për Strategjinë e PKBGJ-së me një qasje të përshtatur ndaj grave nga
komunitetet joshumicë. Prandaj, qëllimi i përgjithshëm i iniciativës është përmirësimi i reagimit
institucional ndaj diskriminimit gjinor në komunitetet joshumicë në Kosovë.
Kjo do të arrihet përmes tri qëllimeve specifike:
1. Identifikimi i nevojës së vërtetë të grave nga komunitetet joshumicë për ta arritur barazinë
gjinore përmes një procesi konsultimi gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës;
2. Shndërrimi i nevojave të vërteta të grave nga komunitetet joshumicë në pika veprimi të
dobishme dhe të matshme për Programin e Kosovës për Barazi Gjinore, dhe
3. Ndryshimi i Planit të Veprimit të PKBGJ-së për periudhën 2022-2024 me pika veprimi që
ndikojnë në trajtimin e përgjegjshëm të grave nga komunitetet joshumicë në Kosovë.
Rezultatet e projektit:
– Fuqizimi i angazhimit proaktiv të grave nga komunitetet joshumicë në avokimin e
interesit të tyre në institucione/procese në nivel qendror.
– Krijimi i një kornize lokale të njohurive (know-how) në zgjidhjen e diskriminimit gjinor
brenda komuniteteve joshumicë përmes identifikimit të pikave specifike të veprimit që u
mundësojnë grave nga këto komunitete të përfitojnë nga politikat në nivel
kombëtar/qendror.
– Bashkëpunimi konstruktiv dhe objektivisht i bazuar në mes të komuniteteve joshumicë
dhe institucioneve në nivel qendror që shpie në rritjen e përgjegjësisë së Qeverisë së
Kosovës në luftën kundër diskriminimit gjinor në të gjitha nivelet, dhe në fund:
– Rritja e afirmimit social të grave nga komunitetet joshumicë
Artikujt e ndërlidhur:
– Publikimi
– Raporti përfundimtar