Më 3 korrik, në Graçanicë është krijuar një platformë e re joformale për të mbështetur shoqërinë civile të serbëve të Kosovës me qëllim të forcimit dhe promovimit strategjik të zërave të pavarur dhe të nënpërfaqësuar brenda komunitetit serb në Kosovë për të ruajtur interesat e tyre.
Kjo platformë shquhet për përbërjen e saj të balancuar, duke përfshirë anëtarët në veri dhe jug të lumit Ibër, dhe siguron pjesëmarrjen e barabartë të grave. Konkrestisht, ajo promovon barazinë brenda sektorit civil, duke ofruar mbështetje për organizatat joformale lokale, të cilat shpesh nuk kanë vizibilitet të mjaftueshëm për vendimmarrësit.
Në fazën fillestare të përfaqësimit, platforma do të fokusohet tek të interesuarit ndërkombëtarë, duke avokuar interesat e krijuara përmes dialogut të hapur social (nga poshtë-lart) brenda komunitetit, duke u fokusuar në nevojat dhe interesat bazë të qytetarëve. Platforma do të promovojë dialogun ndërmjet OSHC-ve serbe dhe shqiptare në mënyrë që të krijohet një kontratë e re sociale për një Kosovë të vërtetë multietnike.
Kjo platformë joformale është krijuar në kuadër të projektit “Kalimi nga integrimi në një kontratë të re sociale për një Kosovë të vërtetë multietnike”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë dhe implementuar nga OJQ-të CASA dhe Spaces for Societal Change.