Nisma Barabar: Fuqizimi i komunitetit dhe dialogu i ndërtimit të besimit në Kosovë

Informata të përgjithshme

Titulli i projektit: Nisma Barabar: Fuqizimi i komunitetit dhe dialogu i ndërtimit të besimit në Kosovë

 

Kohëzgjatja: 6 muaj

Data e fillimit të realizimit: 15 dhjetor 2022

I zbatuar në partneritet me: INTEGRA Prishtinë

Financuar nga: Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK

Statusi: Në realizim e sipër

Qëllimet e projektit:

Nisma Barabar është një projekt i cili synon të krijojë një hapësirë ​​të përbashkët për dialog dhe

aktivitete që çojnë në ndërtimin e besimit në Kosovë. Ajo do të shërbejë si një qendër për ndërveprimet

profesionale, shoqërore dhe kulturore midis grupeve të bashkëmoshatarëve nga të gjitha komunitetet

në rajon, me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së paqes së qëndrueshme. Krijimi i Qendrës do të

përfshijë një proces të shumëanshëm i cili e kërkon pjesëmarrjen e palëve të ndryshme të interesuara.

Ky projekt ka për qëllim të sigurojë një bazë për një angazhim të tillë të qëndrueshëm në dy mënyra:

duke e krijuar infrastrukturën bazë dhe funksionalizimin e hapësirës për dialog dhe duke i mobilizuar

akterët përkatës dhe ekspertizën e tyre për të zhvilluar një sërë parimesh që përvijojnë një qasje të re

për ndërtimin e besimit në Kosovë.

Projekti zbatohet nga OJQ CASA në bashkëpunim me OJQ INTEGRA. OJQ CASA ka përvojë shumëvjeçare

dhe rezultate në dinamikën e ndërtimit të besimit në Kosovë, e partneriteti në mes të dy organizatave

joqeveritare ka një histori të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm.

Rezultatet e projektit

Në Kosovë, akterët përkatës dhe krijuesit e opinionit nga komunitetet e ndryshme marrin pjesë aktive

në dialogun publik për ta përmirësuar besimin dhe bashkëpunimin përmes zbatimit të parimeve të

ndërtimit të besimit dhe dialogut ndëretnik.

Si rezultat i kësaj përpjekjeje, priten rezultatet e mëposhtme:

  1. Ekipi multietnik Barabar do të jetë në gjendje ta menaxhojë Qendrën në vendndodhjen e saj të

përkohshme,

  1. Palët e interesuara do të përfshihen zyrtarisht dhe në mënyrë aktive në diskutime mbi

prioritetet e ndërtimit të besimit, dhe

  1. Parimet e ndërtimit të besimit do të zhvillohen bashkërisht dhe do të ndahen me mediat,

vendimmarrësit relevantë dhe akterët e tjerë relevantë përmes përpjekjeve efektive në terren.

Top