fbpx

OJQ CASA prezantoi manifestin për çlirimin e grave

Një ditë më parë në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut, OJQ CASA prezantoi “Doracakun për Çlirimin e Grave – botimi kosovar”. Ky lloj manifesti u krijua si produkt i një sërë seminaresh të një nisme me bazë gjinore të quajtur Klubi i Emancipimit.

Në kuadër të Klubit të Emancipimit, gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti, në Qendrën Barabar në Prishtinë janë mbajtur katër punëtori tematike – Gratë si agjente të ndryshimit, Aktivizmi i grave, Lidershipi dhe vullnetarizmi, Zgjidhja e konflikteve dhe Gratë në media. Pikërisht për këtë arsye, kapitujt e këtij doracaku lidhen me këto tema: Gratë dhe gjinia, Gratë udhëheqin, Gratë dhe lufta dhe Gratë dhe mediat.

Manifesti për çlirimin e grave është prezantuar nga autorja dhe hulumtuesja në OJQ CASA, Dušica Jovičić, dhe gazetarja dhe aktivistja nga Graçanica, Milica Kostić Stojanović.

Ky doracak është i dedikuar për të gjitha gratë e reja në Kosovë që janë në rrugën e emancipimit dhe që kuptojnë se solidariteti i grave i kapërcen kornizat politike, gjeografike dhe kulturore. Megjithatë, mund të lexohet nga kushdo, kurioziteti i të cilit duhet të plotësohet kur bëhet fjalë për temat e emancipimit.

Përmes dialogut u problematizuan temat kryesore të doracakut dhe u diskutuan zgjidhjet dhe mundësitë potenciale për emancipimin e femrës përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Në prezantimin e doracakut morën pjesë të rinjët, kryesisht gratë të reja, të cilave këto tema u janë më të afërta si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave.

Ky aktivitet është zbatuar në kuadër të iniciativës Barabar, të mbështetur nga UNMIK-u.