fbpx

Takimi i Tretë i Platformës së Shoqërisë Civile Serbe të Kosovës është mbajtur në Graçanicë

Graçanicë, 18 shtator. Takimi i tretë i platformës joformale të sapokrijuar për organizatat e shoqërisë civile serbe të Kosovës (OSHC-të) mundësoi një diskutim të hollësishëm mes anëtarëve të tyre mbi sfidat, nevojat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë. Një numër në rritje i çështjeve që kërkonin vëmendje strukturore dhe institucionale u identifikuan dhe pjesëmarrësit u angazhuan në një shqyrtim të plotë se si platforma mund të kontribuojë në zgjidhjen e këtyre sfidave, duke përfshirë përpjekjet e avokimit drejtuar aktorëve ndërkombëtarë me një rol aktiv në dinamikën socio-politike të Kosovës.

Në takim mori pjesë z. Ronald Goldberg, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, i shoqëruar nga kolegët e tij. Z. Goldberg pati mundësinë të marrë njohuri të drejtpërdrejta mbi perceptimet dhe shqetësimet e anëtarëve të platformës në lidhje me sfidat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë.

Platforma u themelua si pjesë e projektit “Lëvizja nga Integrimi drejt një Kontrate të Re Sociale për një Kosovë të vërtetë multietnike”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë dhe implementuar nga OJQ CASA dhe Spaces for Societal Change. Objektivi i saj është që të fuqizojë dhe të amplifikoj zërat e nënpërfaqësuar brenda komunitetit serb, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër, me fokus të veçantë në sigurimin e pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe adresimin e interesave të ndryshme të komunitetit serb të Kosovës.