fbpx

Tejkalimi i hendekut: Pikat kritike për përputhshmërinë e Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës

Gjatë disa muajve të fundit, OJQ CASA ka marrë pjesë aktive në procesin e konsultimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE). Ne diskutuam për çështjet me interes për komunitetet joshumicë me raportuesit e KiE, juristët eminentë, zyrën e KiE në Prishtinë dhe vendimmarrës të shumtë si në nivel të Kosovës ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Rezultati përfundimtar është një raport i përgatitur nga ekipi i politikave ne OJQ CASA, i cili ka përmbledhur përputhshmërinë e Kosovës me standardet e të drejtave të komuniteteve të KiE-së.

Ne e inkurajojmë fuqishëm qeverinë e Kosovës që të merr parasysh rekomandimet dhe t’i adresojë çështjet e theksuara në këtë raport.

 

Ky raport shënon edhe përfundimin e një projekti tetë mujor të mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF), i cili i mundësoi që CASA të mobilizojë burimet e nevojshme për përfundimin me sukses të kësaj detyre.