fbpx

Urban Soundscape – Ritmi Multikulturor i Kosovës

Informata të pergjithshme

Titulli i projektit: Urban Soundscape – Ritmi Multikulturor i Kosovës
Kohëzgjatja: 7 muaj
Periudha e implementimit: 10 dhjetor 2023 – 30 qershor 2024.
Partner implementues: OJQ SPACES
Mbështetur nga: Ministria e Kulturës së Kosovës
Statusi: Përfunduar

Objektivat e projektit:

Projekti “Urban Soundscape – Multicultural Rhythm of Kosovo” synon të organizojë dy koncerte me artistë të njohur nga komuniteti serb dhe rom në Kosovë, duke u dhënë mundësinë të rinjve të përjetojnë pasurinë e diversitetit muzikor në Kosovë.

Objektivi kryesor i projektit është të lidhë njerëzit nga bashkësitë e ndryshme etnike në Kosovë, të forcojë bashkëpunimin ndëretnik, mirëkuptimin, besimin dhe diversitetin kulturor. Duke pasur parasysh se bashkëpunimi kulturor nuk është përdorur mjaftueshëm si mjet për ndërtimin e besimit në mes të komuniteteve në Kosovë, qëllimi i projektit është që të adresojë këtë zbrazëti si mjet për promovimin e mirëkuptimit ndëretnik përmes promovimit të bashkëpunimit ndëretnik në fushën e kulturës dhe artit. Për artistët, projekti hapi mundësinë për vetëpromovim, bashkëpunim të ndërsjellë të artistëve të komuniteteve të ndryshme etnike, si dhe mundësinë për ta shprehur talentin e tyre para një publiku më të gjerë.

Projekti zbatohet nga OJQ CASA nga Mitrovica e Veriut dhe OJQ Spaces for Societal Changes -SPACES nga Prishtina.

Rezultatet e pritura:

Një nga rezultatet e pritura të projektit është se përmes shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit mes artistëve dhe audiencave nga grupet e ndryshme etnike, do të krijohen lidhje të qëndrueshme që do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të projektit. Kjo do të kontribuon në lidhjen e mëtejshme të komuniteteve në Kosovë.

Gjithashtu pritet të ketë ndikim të dukshëm në jetën kulturore dhe shoqërore të Kosovës, duke promovuar diversitetin kulturor, mirëkuptimin, tolerancën dhe bashkëpunimin mes qytetarëve nga grupet e ndryshme etnike.

Leximet e lidhura:

  • Artikuj
  • Rrjetet sociale të OJQ CASA