Nga 11 deri më 14 nëntor 2024, një delegacion i Platformës joformale të Shoqërisë Civile Serbe të Kosovës vizitoi Berlinin për një varg takimesh të dialogut politik si pjesë e nismës “Nga integrimi kah një kontrate të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike.”
Delegacioni tetanëtarësh, i përbërë nga zëra të shquar liberalë nga komuniteti serb nga e gjithë Kosova, u kryesua nga përfaqësuesja Vera Pula dhe Boban Simić nga Space/s dhe CASA, si dhe këshilltari i jashtëm Bodo Weber.
Anëtarët u takuan me përfaqësues nga Zyra e Kancelarit gjerman (Kanzleramt), Zyra Federale e Jashtme (Auswärtiges Amt) dhe Kryetari i Komitetit të Politikës së Jashtme të Bundestagut, deputeti Michael Roth (SPD). Ata folën gjithashtu në Komitetin e BE-së të Bundestagut dhe morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët të mbyllur, të organizuar bashkërisht me Fondacionin Heinrich Böll (HBS).
Gjatë takimeve, anëtarët e delegacionit i informuan bashkëbiseduesit e tyre për iniciativën e Kontratës së Re Sociale dhe ndanë vizionin e tyre për një Kosovë multietnike bazuar në parimet dhe idetë e vendosura në Planin e Ahtisaarit, gjegjësisht, Kushtetutën e Kosovës – të drejtat e fuqishme kolektive për komunitetet joshumicë, sundimi i fortë i ligjit dhe vetëqeverisja dhe demokracia e fuqishme lokale. Delegacioni tutje u përfshi në diskutime dhe ndau këndvështrime mbi zhvillimet socio-politike shqetësuese në Kosovë, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike, si dhe në adresimin e nevojave, interesave dhe sfidave me të cilat ballafaqohet komuniteti serb.
Ky projekt zbatohet nga OJQ Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA) nga Mitrovica e Veriut dhe Hapësira/t për Ndryshim Shoqëror nga Graçanica, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.