fbpx

Agjentët Kreativë të Paqes: Fuqizimi i të Rinjve për Ndryshim Shoqëror përmes Artit dhe Axhendës YPS – Faza II

Informata të Përgjithshme

Titulli i projektit: Agjentët Kreativë të Paqes: Fuqizimi i të Rinjve për Ndryshim Shoqëror përmes Artit dhe Axhendës YPS – Faza II

Kohëzgjatja: 21 muaj

Periudha e zbatimit: 1 prill 2026 – 31 dhjetor 2027

Mbështetur nga: ifa – Institut für Auslandsbeziehungen / Ministria Federale e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, programi i financimit zivik

Statusi: Në zbatim

 

Objektivat e projektit

Projekti synon të fuqizojë artistët e rinj dhe liderët qytetarë nga  Serbia Kosova dhe përmes artit dhe bashkëpunimit krijues si gjuhë e përbashkët që kapërcen ndarjet etnike dhe kulturore. Duke u mbështetur në fazën pilot, projekti zgjeron ndikimin e tij rajonal duke:

  • Nxitur bashkëpunimin ndëretnik dhe dialogun ndërmjet të rinjve përmes krijimtarisë artistike të përbashkët.
  • Ndërtuar rrjete rajonale afatgjata artistësh, aktivistësh dhe liderësh qytetarë të përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes.
  • Forcuar kapacitetet e grave dhe burrave të rinj për pjesëmarrje të dukshme në hapësirat kulturore dhe të paqes.
  • Avancuar Axhendën e Paqes, Sigurisë dhe të Rinjve (YPS) përmes artit dhe kulturës.
  • Kontribuar në pajtimin rajonal dhe pjesëmarrjen demokratike përmes veprimit qytetar krijues.

 

Rezultatet e pritura

  • Artistët e rinj dhe aktivistët qytetarë  zhvillojnë kapacitete të reja për të përdorur artin si mjet për dialog, përfshirje dhe ndërtim paqeje brenda komuniteteve të tyre.
  • Platforma rajonale Creative Peace Collective (CPC) krijohet dhe funksionon si hapësirë e përbashkët për koordinim, mësim mes të barabartëve dhe planifikim të përbashkët të iniciativave artistike dhe qytetare.
  • Një sërë iniciativash artistike dhe punëtorish të përbashkëta zbatohen, duke u mundësuar të rinjve të bashkë-krijojnë, të shkëmbejnë përvojat dhe të ndërtojnë besim të ndërsjellë.
  • Forumet Vjetore mbi Avancimin e Axhendës YPS përmes Artit dhe Kulturës kontribuojnë në një kuptim më të thellë të rolit të kulturës në ndërtimin e paqes dhe rrisin ndikimin e të rinjve në proceset politike rajonale.
  • Rezidencet artistike KONAK mundësojnë bashkëpunim intensiv ndërkulturor dhe bashkë-krijim përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ndërmjet artistëve nga komunitete të ndryshme.
  • Publikimet – duke përfshirë udhëzuesin për iniciativat artistike, fjalorin e fjalëve të përbashkëta, koleksionin e poezive dhe filmin dokumentar – dokumentojnë në mënyrë të qëndrueshme procesin dhe zgjerojnë ndikimin e projektit.
  • Rritja e dukshmërisë së projektit në mediat rajonale dhe rrjetet sociale amplifikohet narrativat afirmative mbi bashkëpunimin e të rinjve drejt një publiku më të gjerë.