fbpx

Nga integrimi drejt një kontrate të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike – Viti II

Titulli i projektit: Nga integrimi drejt një kontrate të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike – Viti II
Kohëzgjatja: 18 muaj
Periudha e zbatimit: 1 shtator 2025 – 28 shkurt 2027
Partneri zbatues: OJQ SPACES
Mbështetur nga: Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë
Statusi: Në zbatim

 

Objektivat e projektit:

“Nga ‘Integrimi’ drejt një kontrate të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike” është një iniciativë e shoqërisë civile, e udhëhequr nga Centre for Affirmative Social Actions (CASA), Mitrovicë dhe Space/s for Societal Change, Graçanicë, që synon të shtojë perspektivën e kontratës sociale në dialogun politik dhe ta bëjë atë bazë për një dialog të brendshëm në Kosovë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve mbi të ardhmen e përbashkët në një Kosovë multietnike.

Propozimi i Ahtisaarit, i cili përbën thelbin e rendit kushtetues të Kosovës, por që deri më sot mbetet kryesisht i pazbatuar, shërben si një plan orientues për një kontratë të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike, duke u bazuar në logjikën e tij thelbësore që lidh mekanizmat e fortë të mbrojtjes etnike dhe të drejtave kolektive me një vetëqeverisje të fortë lokale si një formë moderne e decentralizimit demokratik.

Iniciativa për Kontratën e Re Sociale ndjek dy objektiva kryesore:

  1. Nxitjen e një dialogu për një kontratë të re sociale për një Kosovë multietnike, duke i dhënë përmbajtje dialogut politik përmes një dialogu të brendshëm në Kosovë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve (shoqëria civile), si dhe dialogut të OJQ-ve me komunitetin ndërkombëtar,
  2. Fuqizimin e zërave të pavarur demokratikë brenda komunitetit serb në Kosovë, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrja e tyre në dialogun serbo-shqiptar dhe dialogun me komunitetin ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë, iniciativa zbaton tri qasje kryesore dhe unike:

  1. Qasje strategjike dhe proaktive: Kalimi nga një qëndrim reaktiv, ditor politik drejt një qasjeje proaktive dhe strategjike, nga ajo që është politikisht e mundshme drejt asaj që është socio-politikisht e nevojshme.
  2. Qasje nga baza (grassroots): Trajtimi i çështjeve kryesore politike dhe transformimi i narrativave politike nga perspektiva e nevojave dhe interesave bazë të qytetarëve.
  3. Transformimi i diskursit të konfliktit: Kalimi nga një diskurs konfliktual serbo-shqiptar “ne kundër atyre” drejt një narrative “të gjithë ne”, pra një narrative mbi problemet, nevojat dhe interesat e përbashkëta (sundimi i ligjit, siguria, demokracia lokale dhe ofrimi i shërbimeve, etj.).

Aktivitetet:

Komponenti I: Fuqizimi i zërave liberalë të serbëve të Kosovës dhe perspektivave nga baza (komponenti i koordinimit strategjik dhe ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës); ky element përbën një komponent integral të iniciativës dhe një parakusht të domosdoshëm për komponentin e dytë kryesor.

Komponenti II: Dialogu serbo-shqiptar / gjithë-Kosovë për një kontratë të re sociale për një Kosovë vërtet multietnike dhe demokratike; ky dialog nga poshtë-lart fokusohet në dy elemente tematike, dialogun mbi vetëqeverisjen lokale dhe dialogun mbi të drejtat kolektive, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Komponenti III: Dialogu ndërmjet shoqërisë civile të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, duke shtuar perspektivën e kontratës së re sociale në dialogun politik.