fbpx

Projekti BIG – Iniciativa e Barabar (shkon) në komunitet

Titulli i Projektit: Projekti BIG – Iniciativa e Barabar (shkon) në komunitet

Zbatimi: shkurt 2025 – janar 2027

Zbatuar nga: Integra dhe Casa

Financuar nga: Bashkimi Evropian

Përshkrim i shkurtë i projektit

Vendi: Kosova (niveli lokal dhe qendror)

Fokusi: Përfshirja sociale, bashkëpunimi kulturor, angazhimi civil

Qasja: Arti dhe kultura si mjete për ndryshim shoqëror

Grupi i synuar: OSHC-të me bazë në komunitet, gratë artiste dhe aktiviste,

punonjësit lokal të kulturës, komunitetet e nënpërfaqësuara

Çka aspiron të arrijë projekti

Projekti BIG synon të forcojë hisedarët civil me bazë në komunitet, të promovojë

angazhim kulturor gjithëpërfshirës gjinor dhe të lidhë punën e bazuar në komunitet me

përpjekjet e politikave të vendit. Projekti mbështet iniciativat lokale që përdorin mjete

kreative për të trajtuar përjashtimin, për të nxitur dialogun ndërmjet komuniteteve dhe

për të ndikuar në vendimmarrje.

Komponentët kryesorë

  • Rrjeti Barabar në Komunitet (BGN): Një platformë bashkëpunimi që bashkon të paktën 15 OSHC me bazë në komunitet dhe 10 artiste/aktiviste
  • Trajnime dhe ngritje të kapaciteteve: Fokusuar në art për ndryshime sociale,

veprim lokal gjithëpërfshirës dhe zhvillim të projekteve

  • Iniciativa krijuese: Projektet e nivelit lokal që avancojnë përfshirjen përmes artit

dhe kulturës

  • Hackathons për politika: Ngjarje bashkëpunuese për të prodhuar inpute politikash

të bazuara në përvojën e nismave me bazë në komunitet

  • Fokus gjinor: Mbështetje strukturore dhe vizibilitet për lidershipin e grave në jetën

kulturore dhe civile