Më 20 nëntor 2025, organizuam një mëngjes pune që mblodhi përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për një diskutim të rëndësishëm mbi zhvillimet pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, veçanërisht në komunat me shumicë serbe.
Ky takim shërbeu gjithashtu si një moment i përshtatshëm për të prezantuar fazën e re të projektit tonë, i cili vazhdon të mbështetet në themelet e Planit të Ahtisaarit dhe synon të avancojë qeverisjen gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin ndëretnik përmes dialogut të qëndrueshëm, aktiviteteve kërkimore dhe avokimit të koordinuar.
Ky mëngjes pune u mbajt në kuadër të iniciativës “Kalimi nga ‘Integrimi’ drejt një Kontrate të Re Shoqërore për një Kosovë me të vërtetë Multietnike,” e cila zbatohet nga Qendra për Veprim Afirmative Sociale – CASA në partneritet me Space/s for Societal Change (Space/s), dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.



