fbpx

Fushata #shikobotënmesytëtonë

Informata të pergjithshme

Titulli i projektit: Fushata # shikobotënmesytëtonë
Kohëzgjatja: 5 muaj
Periudha e implementimit: 04.01. – 30.08.2020.
Zbatohet nga: Qendra për Veprime Afirmative Sociale
Mbështetur nga: Kosovo 2.0 RDN 2.0
Statusi: në vazhdim e sipër

Objektivat e projektit:

Projekti ka për qëllim të rrisë vetëdijën e publikut të gjerë dhe vendimmarrësve për pozitën dhe pengesat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara (PAK) në komunitetet joshumicë në jetën e tyre të përditshme.

Kjo do të arrihet nëpërmjet prodhimit të një sërë videosh të shkurtra (të regjistruara në vetën e parë) që ilustrojnë format e ndryshme të diskriminimit dhe stigmës sociale me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në jetën e tyre të përditshme; sikurse që është detyra e thjeshtë për të blerë gjërat ushqimore, qasja në shërbimet shëndetësore apo për të aplikuar për një punë. Gjithsej 8 tregime do të përcjellin vizualisht ngurtësinë dhe pavëmendjen e shoqërisë siç shihet përmes syve të personave që vuajnë nga lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, dëmtime të shikimit ose dëgjimit, çrregullime lokomotore, çrregullime të rritjes, vështirësi intelektuale etj.

Rezultatet e pritura:

Ky veprim do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shumëllojshmëri në mbulimin mediatik për shkak të mungesës kronike të vëmendjes së publikut ndaj sfidave me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Përveç kësaj, veprimi i projektit do të:

  • Rrisë vetëdijen dhe kuptimin e publikut për nevojat e personave me aftësi të kufizuara si një grup shoqëror jashtëzakonisht i cenueshëm
  • Intensifikoj dialogun social për veprimet e nevojshme për të mundësuar përfshirjen e plotë sociale të personave me aftësi të kufizuara
  • Rrisë vetëdijen e vendimmarrësve dhe OSHC-ve për zbrazëtirat në shërbimet e ofruara për personat me aftësi të kufizuara
  • Mediat në komunitetet joshumicë do të rrisin raportimin me përgjegjësi shoqërore

Lexime të lidhura:

  • Artikuj
  • Video materiale