Informata të pergjithshme
Titulli i projektit: Iniciativa Zgjimi
Kohëzgjatja: 13 muaj
Periudha e implementimit: 1 maj 2024 – 1 qershor 2025
Mbështetur nga: National Endowment for Democracy (NED)
Statusi: Në vazhdim e sipër
Objektivat e projektit:
Objektivi parësor i këtij projekti është të përmirësojë praktikat e pjesëmarrjes së qytetarëve brenda komunitetit serb në Kosovë, duke kontribuar në proceset vendimmarrëse më gjithëpërfshirëse në nivel lokal dhe qendror. Kjo do të arrihet përmes rritjes së kapaciteteve dhe angazhimit bazë të Iniciativës së zgjimit.
Projekti do të bazohet në arritjet dhe mësimet e nxjerra në punën e OJQ-së CASA për themelimin e kësaj nisme avokuese bazë në vitin 2023. Faza fillestare dëshmon nevojën dhe motivimin ekzistues të qytetarëve për t’u përfshirë në iniciativat lokale të avokimit, por gjithashtu evidentoi disa mangësi që nevojiten të adresohen për rezultate optimale në Iniciativën e Zgjimit. Këto mangësi kanë të bëjnë me kapacitetin njerëzor të anëtarëve të saj dhe rritjen e njohjes sociale të kësaj iniciative. Objektivat specifike të këtyre veprimeve korrespondojnë me këto nevoja dhe janë si më poshtë:
Objektivi specifik 1: Forcimi i kapaciteteve të aktivistëve lokalë të mbledhur nën Iniciativën e Zgjimit për të ndërmarrë dhe udhëhequr iniciativat e avokimit në bazë.
Objektivi specifik 2: Rritja e vizibilitetit publik dhe mbështetjes për Iniciativën Zgjimi.
Objektivi specifik 3: Hartimi dhe ekzekutimi i së paku katër iniciativave avokuese bazë të Iniciativës Zgjimi në komunitetin serb në Kosovë duke adresuar prioritetet dhe nevojat lokale.
Rezultatet e pritura:
- Së paku 20 aktivistë të rinj në kuadër të lëvizjes Zgjimi në mbarë Kosovën i nënshtrohen programeve të trajnimit gjithëpërfshirës të krijuar për të përforcuar kapacitetin e tyre për të vepruar si katalizatorë për ndryshim.
- Të paktën 40 anëtarë të lëvizjes Zgjimi fituan njohuri dhe inkorporuan praktikat më të mira nga historitë e suksesit kombëtar dhe rajonal mbi aktivizmin qytetar.
- Grupi i standardeve të dukshmërisë/komunikimit që përbëjnë shenjat e Iniciativës së Zgjimit u zhvillua dhe u vu në përdorim.
- Iniciativa Zgjimi ka rritur vizibilitetin e saj në publik, duke çuar në rritjen e angazhimit të audiencës dhe përfituesve
- Katër iniciativat avokuese të hartuara në kuadër të projektit fitojnë mbështetje publike dhe sjellin mobilizim të dukshëm qytetar.
Lexime të lidhura:
- Artikuj
- Publikimet