fbpx

OJQ CASA dorëzoi propozim ndryshimet dhe plotësimet në Planin e dytë të Veprimit të PKBGJ-së 2020-2024

Më 5 dhjetor të vitit 2022, OJQ CASA ia dorëzoi Agjencisë për Barazi Gjinore propozim ndryshimet dhe plotësimet në Planin e Veprimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ) për periudhën 2023-2024.

Në atë raport, OJQ CASA kërkoi ndryshime në tetë pika të Planit të dytë të Veprimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore, të cilat i përkufizojnë detyrimet e një qasjeje institucionale proaktive dhe afirmative në sigurimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për afirmimin social dhe ekonomik të grave nga komunitetet joshumicë. Këto ndryshime janë të nevojshme për t’iu mundësuar grave nga komunitetet joshumicë, në rrethana të caktuara socio-politike, të kenë qasje të barabartë në informata, shërbime dhe programe të ndryshme mbështetëse të ofruara nga institucionet qendrore në Kosovë në bazë të mandatit të tyre.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ) është një kornizë e rëndësishme strategjike që i vendos interesat e grave dhe parimet e barazisë gjinore në qendër të procesit të transformimit në Kosovë, duke e promovuar fuqizimin ekonomik të grave, mbrojtjen efektive sociale, sigurinë ligjore, përmirësimin e qasjes në programet arsimore, pjesëmarrjen thelbësore të grave në jetën politike dhe shumë aspekte të tjera të afirmimit të plotë shoqëror të grave.

Zbatimi i vazhdueshëm i masave të propozuara kërkon marrjen parasysh të rrethanave specifike socio-politike dhe një qasje proaktive të institucioneve relevante ndaj grave nga komunitetet joshumicë.

Propozimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Planin e dytë të Veprimit, i cili u hartua nga OJQ CASA në konsultim me përfaqësues të komuniteteve joshumicë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, pikërisht fokusohet në vendosjen e parimit të një qasjeje afirmative institucionale ndaj këtij grupi të synuar.

Dokumentin e plotë mund ta gjeni këtu.

Për çdo pyetje eventuale, sqarim dhe konsultim në lidhje me këtë dokument, ju lutemi na kontaktoni përmes e-maili: office@ngocasa.org