Në këtë punim janë paraqitur masat dhe veprimet urgjente, të ndjekura nga ato të qasshme, që do të përfshihen në Planin e Veprimit të PKBGJ-së si politika kryesore gjinore. Së bashku, ato e nxjerrin në pah dështimin e PKBGJ-së për të përmbushur nevojat e komuniteteve joshumicë duke përshkruar pikat e dobëta të politikës dhe duke ofruar rekomandime për Planin e Veprimit në një formë të qartë, të orientuar drejt veprimit. Vetëm me pranimin dhe futjen e këtyre inputeve dhe shpërndarjen e përpjekjeve dhe të burimeve, mund të arrihet te komunitetet joshumicë dhe mund të arrihet ndikim domethënës për përmirësimin e pozitës së tyre.