Informata të përgjithshme
Titulli i projektit: Podkasti Aequitas
Kohëzgjatja: 6 muaj
Periudha e realizimit: nga 1 shtator 2024 deri më 31 shkurt 2025
Mbështetur nga: Këshilli i Evropës
Statusi: Në zbatim
Qëllimet e projektit
* Prodhimi i përmbajtjes mediatike dygjuhësore që promovon dialog publik gjithëpërfshirës dhe të balancuar mbi çështje relevante për komunitetet joshumicë në Kosovë, përmes një formati inovativ ndëretnik.
* Rritja e vetëdijes së publikut në Kosovë dhe në rajon mbi të drejtat, sfidat dhe perspektivat e komuniteteve joshumicë, duke kontribuar në një kuptim më të gjerë shoqëror dhe në kohezion shoqëror.
Rezultatet e pritshme
* Rritje e dukshmërisë së perspektivave të komuniteteve joshumicë në diskursin publik, përmes prodhimit dhe shpërndarjes së gjashtë episodeve të podkastit, të disponueshme në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe në disa platforma digjitale, me qëllim arritjen e një audience sa më të gjerë.
* Përmirësim i kuptimit të publikut mbi të drejtat dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë.
* Forcim i bashkëpunimit mediatik ndërkomunitar dhe përmirësim i kapaciteteve prodhuese, i dëshmuar përmes pjesëmarrjes së përbashkët të gazetarëve shqiptarë dhe serbë në procesin redaktorial, si dhe përmes zhvillimit të një formati mediatik dygjuhësor për një narrativë gjithëpërfshirëse.



