Nga 14 deri më 16 nëntor 2025, u mbajt trajnimi i dytë për anëtarët e rrjetit Barabar Grassroot Network (BGN), i dedikuar temës “Sigurimi i gjithëpërfshirjes në nismat lokale”. Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit eksploruan mjete praktike për hartimin e veprimeve komunitare që janë të qasshme, gjithëpërfshirëse dhe që i përgjigjen nevojave të të gjithë anëtarëve të komunitetit.
Fokusi i trajnimit ishte në kuptimin e mënyrave për të identifikuar dhe hequr barrierat që pengojnë pjesëmarrjen kuptimplotë. Së bashku, pjesëmarrësit reflektuan mbi atë se çfarë kërkohet për të siguruar që secili, pavarësisht identitetit, prejardhjes apo pozitës shoqërore, të ketë mundësi të qaset dhe të shijojë artin, kulturën dhe aktivitetet komunitare. Gjithëpërfshirja e vërtetë fillon me vetëdije, empati dhe angazhim të përbashkët për të krijuar hapësira ku çdo zë ndihet i mirëpritur dhe çdo person ndien se i përket.
Trajnimi ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar kapacitetet dhe burimet e akterëve bazë në fushën e shoqërisë civile, artit dhe kulturës.
Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të forcuar kapacitetet dhe burimet e aktorëve bazë në fushën e shoqërisë civile, artit dhe kulturës, në mënyrë që ata të përdorin në mënyrë efektive mjetet kreative nga arti dhe kultura për të nxitur kohezion ndërkomunitar dhe përfshirje sociale. Synimi ishte që anëtarët e BGN-it të pajisen me njohuri dhe aftësi thelbësore për të përdorur në mënyrë kuptimplotë iniciativat artistike dhe kulturore si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.
Gjatë trajnimit u krijuan lidhje të reja, u thelluan bisedat dhe u ndanë momente që na kujtuan pse komunitetet gjithëpërfshirëse kanë rëndësi.
Ky trajnim u organizua nga organizatat Integra dhe Qendra për Veprime Afirmative Sociale – CASA, si pjesë e projektit The BIG Project – Barabar Initiative (going) Grassroot, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë.



