fbpx

CASA dhe Integra kanë hapur Qendren e re për dijalog në Prishtinë

Të enjten, më 11 maj 2023, në Klan Arena në Prishtinë është mbajtur një ngjarje e shumëpritur, “Ndërtimi i Besimit: Fuqizimi i unitetit në Kosovë”, me të cilën Misioni i OKB-së në Kosovë shënoi 5 vjetorin e fillimit të nismës për fuqizimin e besimit ndëretnik dhe bashkëpunimit. Ngjarja mblodhi një numër të madh të përfaqësuesve të organizatave lokale dhe ndërkombëtare të përkushtuara në ndërtimin e besimit dhe nismave ndëretnike në të gjithë Kosovën, si dhe një numër të madh të përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë.

OJQ CASA, së bashku me partnerin e saj Integra nga Prishtina, pati mundësinë të që prezantojë në pjesën qendrore të ceremonisë një nismë të re që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, Qendra Barabar, një qendër multietnike në Prishtinë e cila do të punojë në promovimin e dialogut ndëretnik, tolerancës, barazisë, bashkëpunimit kulturor dhe do të shërbejë si një shtëpi për një numër të madh të nismave të cilat ndajnë këto vlera.

Duke paralajmëruar fillimin e punës së Qendrës Barabar, Drejtorët Ekzekutivë të OJQ-së CASA, Miodrag Miki Marinković dhe i Integres, Kushtrim Koliqi, prezantuan parimet e nismës, siç janë përshkruar në publikimin Parimet Barabar (linku është këtu). Një komplet me 10 parime operative dhe vlerësuese përcakton kornizën vepruese të Qendrës Barabar dhe vlerat që do të promovohen brenda kësaj nisme.

Partnerët e projektit, OJQ CASA dhe Integra, punojnë me ritëm të shpejtë në krijimin e kanaleve të komunikimit për Qendrën Barabar, që do të përfshijë uebsajtin kryesor të qendrës dhe kanalet në platformat e popullarizuara të rrjeteve sociale. Deri atëherë, ju mund të informoheni për arritjet e nismës dhe ngjarjet e para që zhvillohen brenda Qendrës Barabar përmes https://ngo-integra.org dhe https://ngocasa.org/.