fbpx

“Dialogu në labirint!” – Panel diskutimi mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Si përgjigje në ngjarjet e fundit në Kosovë, fondacioni “Hapësirat për ndryshim shoqëror” – Spaces ka organizuar në hapsirën e Qendrës Barabar në Prishtinë një panel diskutim me titull “Dialogu në labitint!”. Diskutimi ka pas për qëllim të gjejë mënyrat potenciale për të rinisur negociatat diplomatike dhe zgjidhen e statusit të tanishëm në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në panel diskutim morën pjesë ekspert të njohur nga Kosova, Serbia dhe ndërkombëtarë, të cilët dhanë një pasqyrë të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet nën patronazhin e BE-së. Panelistë ishin: Veton Surroi, publicist dhe analist politik, Bodo Veber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politika të demokratizimit, Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për marrëdhënie etnike dhe Isak Vorguçiq, drejtor ekzekutiv i RTV Kim

Shpërthimi i protestave në veri të Kosovës dhe konflikti i armatosur në fashtin Banjskë në mes të policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur serb kanë kanë dëmtuar dukshëm progresin e kufizuar të arritur deri me tani në integrimin e komunitetit serb dhe shoqërisë së komunitetit serb, konsiderojnë panelistët.

Publicisti dhe analisti kosovar, Veton Surroi thot se i gjithë procesi i dialogut paraqet një garë në mes të dy kokëfortësive.

“Kokëfortësia e insistimit se ekziston një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe kokëfortësia e fakteve që të mos pranojnë se ekziston një marrëveshje e tillë. Në këtë kokëfortësia e parë, kemi BE-në, edhe pesëshen, përfshi edhe të dërguarin amerikanë, të cilët insistojnë se ekziston një marrëveshje  arritë në mes të palëve. Kjo është problemi i parë dhe substancial. Në këtë garë të kokëfortësive faktet fitojnë ndaj përshkrimit të BE-së, sepse nëse normalizimi është kjo që kemi parë që nga shtatori i vitit të kaluar deri me sot, atëherë çka është abnormalizimi. Nësë Kosova dhe Serbia janë marrë vesh të ndërtojnë marrëdhënie normalizimi në mes veti, atëhetë pse mbërim prej një marrëveshje në Banjskë? Ky është një cikël i kokëfortësive.”, përfundon ai.

Nga ana tjetër drejtori i RTV Kim, Isak Vorguçiq thot se marrëveshja e Brukselit nga 2013 nuk është ndonjë gjë në të cilën morën pjesë serbët e Kosovës, por që ajo paraqet një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Serbisë.

“Nga Kosova u prit që, shihni absurdin, serbëve të ju ofrohet Bashkësia e komunave me shumicë serbe, që me fjalë tjera do të thot të plotësisht anuloj paralelizimin e institucioneve, të cilat ende ekzistojnë në Kosovë, që këto institucione të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës. Dhe, tani kemi situatën ku serbet insistojnë në Bashkësinë, që do të thot shkririje e plotë në institucionet e Kosovës, deri sa Kosova nuk dëshiron që të organizoj një organizatë të tillë”, thot Vorguçiq.

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Berlini, Bodo Weber beson se vullneti politik është në nivel shumë të ulët.

“Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është aspekti më i keqkuptuar i dialogut politik. Dialogu politik origjinal nga 2012-13. me qasjen e tij në graduale që rezultoi në një hap fillestar historik në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për statusin e Kosovës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte “humbur në përkthim” për shkak të mungesës së një strategjie afatgjatë, një masterplani, me Beogradin, dhe më vonë me Prishtinën, të cilët më vonë përdorin një vakum strategjik duke manipuluar procesin. Me fillimin e agresionit rus kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, Perëndimit iu paraqit një mundësi unike për një kthesë strategjike drejt Serbisë, të cilën Perëndimi deri më tani nuk ka arritur ta shfrytëzojë”, tha Weber.

Dushan Janjiq vuri në dukje jotransparencën e procesit që, thotë ai, është imponuar nga Bashkimi Evropian.

“Kemi arritur në një situatë ku ajo marrëveshje, e nisur si një iniciativë franko-gjermane, është kthyer në një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, në thelb në manifestin komunist të Karl Marksit. Kjo është një ide e mrekullueshme. Është një e ardhme që do të vijë një ditë”, beson Janjiq.

Në panel u bisedua edhe se si po ndihet komuniteti serb në lidhje me procesin dhe kush do të duhej ta përfaqësoj pozitën e tyre.

“Dialogu në labirint!” është pjesë e projektit “Nxitje e mirësjelljes shoqërore në diskutim mes komuniteteve” të cilin e zbaton fondacioni “Hapsirat për ndryshim shoqëror” – Spaces, ndërsa është financuar nga Qendra Barabar. Qendra Barabar është themeluar nga Qendra për veprime afirmative sociale – CASA dhe Integra.

Spaces dhe Barabar centar do të vazhdojnë të rpomovojnë dialogun shoqëror mbi ndërtimin e pajtimit në mes të komuniteteve.