OJQ CASA së fundmi mblodhi mbi 20 fotografë të rinj të pasionuar nga komunitete të ndryshme etnike në një udhëtim nëpër Kosovë.
OJQ-ja CASA së fundi mblodhi mbi 20 fotografë të pasionuar dhe të rinj nga komunitete të ndryshme etnike në një udhëtim nëpër Kosovë, ku ata u përpoqën me forca të përbashketa të shënojnë diversitetin midis komuniteteve etnike.
Nga Mitrovica në Prishtinë dhe deri në fshatin Janjevë, pjesëmarrësit treguan solidaritet dhe unitet të jashtëzakonshëm duke eksploruar kulturën dhe traditat e pasura të këtij rajoni.
Duke vazhduar aventurën e tyre drejt kryeqytetit të multikulturalizmit, Prizrenit, fotografët e rinj serbë dhe shqiptarë e prisnin me padurim vizitën e tyre në Dragash dhe Prevall, të gatshëm për të shënuar bukurinë e peizazhit të pasur të Kosovës. Bora e papritur që ra në Dragash dhe rrethinë i zbukuroi edhe momentet e regjistruara në fotografi.
Pas kthimit nga kjo punëtori treditore, të gjithë pjesëmarrësit morën me vete përshtypjet pozitive dhe, siç thonë ata, i gëzohen takimit të radhës.
Filmin dokumentar dhe fotot më të bukura të realizuara gjatë këtij udhëtimi do të mund t’i shihni në ekspozitën e radhës në qendrën tonë Barabar nga data 20 deri më 23 maj.
I detyrohemi një falënderim të madh Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut, i cili e mbështeti këtë aktivitet përmes iniciativës së Qendrës Barabar.