fbpx

Ndërtimi i një Kontrate të Re Shoqërore: Diskutime mbi të Drejtat, Dialogun dhe Përfaqësimin

Më 24 prill 2025, patëm kënaqësinë të organizonim një mëngjes pune që mblodhi së bashku aktorë ndërkombëtarë për një shkëmbim frymëzues dhe të menduar thellë mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen të gjitha komunitetet në Kosovë. Diskutimet u përqendruan në dialogun ndëretnik, të drejtat e komuniteteve joshumicë, sundimin e ligjit dhe përfaqësimin institucional të komunitetit serb të Kosovës, me theks të veçantë në promovimin e barazisë dhe avancimin e vizionit për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe shumetnike.

 

Mëngjesi i punës u organizua si pjesë e projektit Nga “integrimi” drejt një kontrate të re shoqërore për një Kosovë vërtet multietnike zbatohet në partneritet nga Center for Affirmative Social Actions – CASA dhe Space/s for Societal Change – Space/s, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.