fbpx

Qendra Barabar

Informacionet të pergjithshme

Emri i projektit: Qendra Barabar
Kohëzgjatja: 11 muaj
Periudha e zbatimit: 15 korrik 2023 – 15 qershor 2024
Partner implementues: OJQ Integra
Përkrahur nga: UNMIK
Statusi: Në proces

Objektivat e projektit

Pavarësisht nga më shumë se 20 viteve nga përfundimi i konfliktit, Kosova vazhdon të jetë një shoqëri e ndarë në praktikë, me tensione ndërmjet komuniteteve të saj që vazhdojnë për shkak të dallimeve të pazgjidhura politike, rrëfimeve kontradiktore publike dhe paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në terren. Përderisa procesi i pajtimit është duke vazhduar, Kosova po përpiqet të japë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme, gjë që kërkon strategji dhe qasje të reja. Qëllimi i iniciativës Barabar është të trajtojë vështirësitë kryesore që rrethojnë procesin e pajtimit dhe ndërtimit të besimit në Kosovë duke e themeluar Qendrën Barabar në Prishtinë. Kjo qendër do të shërbejë si qendër për aktivitetet e ndërtimit të besimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike, duke ofruar një mjedis mikpritës për ndërveprime profesionale, sociale dhe kulturore ndërmjet grupeve nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Qëllimi parësor i kësaj iniciative është promovimi i angazhimit të drejtpërdrejtë dhe dialogut ndërmjet këtyre grupeve në nivel lokal dhe rajonal. Kjo do të përfshijë shoqërinë civile, akademike, mediat, si dhe organizatat e të rinjve dhe grave. Në këtë mënyrë, projekti synon të promovojë dhe kontribuojë në potencialin për arritjen e paqes së vërtetë dhe të qëndrueshme në rajon.

Rezultatet e pritura

Rezultatet e pritura të projektit përfshijnë:

  1. Krijimi dhe funksionalizimi i qendrës së hapur publike (Qendra Barabar).
  2. Rritja e rëndësisë së Qendrës Barabar si një qendër qendrore për lehtësimin e dialogut ndërmjet komuniteteve (bisedat e Barabar-it, podcast “Ajo”, forum për ndërtimin e besimit).
  3. Forcimi i përfshirjes së grave dhe grupeve sociale të nënpërfaqësuara në përpjekjet që synojnë ndërtimin e besimit, si dhe nxitjen e një kulture të ndërgjegjësimit për të drejtat. Kjo përfshin aktivitete si Forumi i grave në ndërtimin e paqes, Qendra e Gjuhës Barabar, etj.
  4. Inicimi i tubimeve dhe aksioneve të përbashkëta në nivel lokal që promovojnë parimet e
    drejtësisë tranzicionale dhe kulturën e kujtesës (Iniciativa Kultura e Kujtimit, Iniciativa Kultura e Mirëkuptimit, Kodi i Etikës për raportimin mediatik të ndjeshëm ndaj viktimave, etj.).
  5. Forcimi i pajtimit në Kosovë duke mundësuar dhe avokuar për shkëmbim ndërkulturor dhe artistik ndërmjet grupeve të ndryshme etnike

Artikuj të ngjashëm:

Publikimet
Raporti përfundimtar