fbpx

Raporti i paralajmërimit të hershëm për pajtueshmërinë e Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës për të drejtat e pakicave

Informacione të përgjithshme

Titulli i projektit: Raporti i paralajmërimit të hershëm për pajtueshmërinë e Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës për të drejtat e pakicave
Kohëzgjatja: 9 muaj
Periudha e zbatimit: 16 janar – 16 korrik 2023
Mbështetur nga: Fondacionet e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Statusi: Përfunduar

Objektivat e projektit:

Qëllimi kryesor i projektit është të inkurajojë objektivitetin dhe gjithëpërfshirjen në procesin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duke ndihmuar palët e përfshira, dhe duke përfshirë Qeverinë e Kosovës, në vlerësimin e standardeve demokratike që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve joshumicë.

Qëllimi specifik i projektit është përgatitja e raportit paralajmërues të hershëm për pajtueshmërinë e Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës për të drejtat e pakicave, i cili vlerëson pajtueshmërinë e Kosovës me standardet demokratike dhe praktikat më të mira në lidhje me të drejtat e pakicave, në raport me kriteret dhe standardet për vlerësimin e vendosur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Rezultatet e pritura:

Duke identifikuar interesat e vërteta të serbëve të Kosovës që duhet të ruhen në procesin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, projekti do të:

  1. Kontribon në intensifikimin e dialogut të brendshëm të hapur dhe gjithëpërfshirës për statusin e komunitetit serb të Kosovës në skenarët e mundshëm të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse
  2. Ndihmon palët e përfshira në procesin e dialogut që të kuptojnë më mirë interesat e vërteta të serbëve të Kosovës dhe t’i vlerësojnë ato në raport me ato që aktualisht përfaqësohen në procesin e dialogut. Duke rrezikuar të tingëllojë shumë ambicioze, kjo mund të krijojë një hapësirë të re për diskutimin e një “kompromisi” në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ose të paktën të konfirmojë (një pjesë të) kërkesave aktuale të palëve të përfshira
  3. Kontribon në procesin e pajtimit në Kosovë duke zhvilluar një “agjendë popullore” në diskutimet për statusin e komuniteteve joshumicë në Kosovë, pasi kjo është një nga pengesat më të vazhdueshme për stagnimin e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve.

Artikuj të ngjashëm:

  • Publikimi
  • Raporti përfundimtar