fbpx

Thirrje publike për dorëzimin e shërbimeve të prodhimit të videove të podcast-it Aequitas

Organizata Joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA) me seli në Mitrovicën Veriore po kërkon angazhimin e një kompanie profesionale për shërbimet e video prodhimit dhe postprodhimit për sezonin e dytë të podcastit “Aequitas” brenda projektit të Qendrës Barabar të financuar nga UNMIK. Koha e secilit podcast video do të jetë nga 30 deri në 40 minuta. NVO CASA kërkon prodhimin e gjashtë (6) podcast video, dhe xhirimet do të zhvillohen në studion profesionale të ofruesit. Gjithashtu, është e nevojshme të sigurohen titrat për çdo video në dy gjuhë – serbisht dhe shqip.

Kompania e video prodhimit do të jetë e përgjegjshme për ofrimin e këtyre shërbimeve:

  1. Organizimi i regjistrimit të podcastit: Për çdo episod të podcastit, është e nevojshme të kryhen aktivitete përgatitore që përfshijnë zgjedhjen e temave dhe të ftuarve në bashkëpunim me NVO CASA, përfshirjen e dy gazetarëve, një nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti shqiptar, përcaktimin e seancave të regjistrimit dhe organizimin e logjistikës së nevojshme.
  2. Prodhuar: a) Regjistrimi i podcastit video b) Regjistrimi i materialit video dhe audio me cilësi të lartë c) Ndriçimi, tingujt, dhe ndërtimi i një seti me tre (3) kamera d) Furnizimi i pajisjeve dhe ekipit e) Sigurimi i një mjedisi të sigurt gjatë xhirimit.
  3. Postprodhimi: a) Montimi i videove, korrigjimi i ngjyrës dhe miksimi i tingullit b) Shtimi i muzikës së sfondit dhe efekteve tingujore c) Krijimi i grafikës lëvizëse d) Shqyrtimi dhe aprovimi i podcastit final nga klienti e) Furnizimi i videos finale në formate të ndryshme të përshtatshme për platforma të ndryshme.
  4. Përkthimi: Çdo episod i podcastit duhet të ketë titra në gjuhën serbe dhe shqipe. Titrat duhet të jenë në formën e skedarëve SubRip Subtitle (SRT). Përkthimi dhe transkripti i njëjtë i çdo episodi do të sigurohet nga NVO CASA.

Rezultatet e pritshme nga kompania e video prodhimit janë:

  1. Video podcaste me cilësi të lartë, me një kohëzgjatje prej 30 deri në 40 minuta secila
  2. Gjashtë (6) video podcaste të dorëzuara një herë në muaj
  3. Të gjithë materiali bruto, regjistrimet audio dhe skedarët e projektit
  4. Titrat për çdo video në 2 gjuhë – serbisht dhe shqip
  5. Përfshirja e logotipit të podcastit dhe elementeve të brandit në krediun dhe dekreditun ekzistues
  6. Dorëzimi i versionit final të kreditut dhe dekreditut në një format të përshtatshëm për përdorim në podcast.

Prodhimi i video podcasteve do të fillojë gjatë shkurtit 2024, dhe pritet që kompania e video prodhimit të dorëzojë gjashtë (6) video podcaste, gjatë një periudhe prej gjashtë (6) muajsh ose më pak. Shtesërisht, duhet të sigurohen titrat për çdo video në 2 gjuhë – serbisht dhe shqip – së bashku me videon. Lokacioni i xhirimit do të jetë në studion profesionale të ofruesit. Shërbimet e transportit për pajisjet dhe ekipin nga dhe në vendndodhjen e xhirimit duhet të përfshihen në çmim.

Buxheti për shërbimet e video prodhimit do të diskutohet dhe miratohet mes palëve para fillimit të prodhimit. Kompania e video prodhimit duhet të sigurojë një ofertë të nënshkruar dhe të vulosur, si dhe një shpjegim të hollësishëm të kostove të lidhura me projektin, përfshirë çdo shpenzim shtesë, deri më 29 janar 2024 në adresën e postës elektronike office@ngocasa.org. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Të gjitha të drejtat e pronës intelektuale që dalin nga shërbimet e ofruara nga kompania e video prodhimit do të jenë pronë e NVO CASA. Kompania e video prodhimit nuk duhet të përdorë asnjë nga materialet, markat e tregtisë ose të drejtat e tjera të pronës intelektuale të klientit pa miratimin e paraprak të shkruar të klientit.

Kompania e video prodhimit duhet të mbajë të gjitha informacionet, duke përfshirë, por pa u kufizuar te planet e biznesit, sekretet e tregtisë dhe të dhënat e tjera konfidenciale të cilat i siguron klienti, të fshehura dhe të mos zbulojë këto informacione tek palët e treta pa miratimin e paraprak të shkruar të klientit.

Kompania për prodhimin e videoit do të jetë e detyruar të dorëzojë podcaste video me cilësi të lartë, në kohë dhe brenda buxhetit të pajtuar. NVO CASA rezervon të drejtën për të shpërfillur kontratën nëse kompania për prodhimin e videoit nuk ofron shërbimet në standardin e pajtuar të cilësisë së pranueshme.