Klubi i Emancipimit, i themeluar nga OJQ CASA përmes një sërë punëtorish, ka filluar punën dje në Qendrën Barabar në Prishtinë.
Themelimi i Klubit është një aktivitet i planifikuar në kuadër të projektit të Qendrës Barabar, dhe qëllimi i aktivitetit dhe misioni i Klubit është të ndihmojë të rejat që të kuptojnë më mirë veten dhe pozicionin e tyre në shoqëri, t’u ofrojë atyre mjetet për të luftuar. për barazinë e tyre me tendencën që Klubi të shndërrohet në një vend grumbullimi të sigurt për vajzat e reja që duan të shohin ndryshim në shoqërinë e tyre.
Ditën e parë, klubi mblodhi të rejat nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, dy ligjëruese me përvojë dhe mysafiren e nderuar, Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, znj. Caroline Ziadeh.
Sipas krijuesit të idesë, sociologes Dushica Joviçiq nga OJQ CASA, Klubi i Emancipimit do të jetë një vend ku vajzat e reja do të mund të mësojnë, të diskutojnë lirshëm përvojat e tyre personale dhe gjithashtu të marrin mjete që do t’i ndihmojnë në rrugën e tyre për emancipimin.
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, znj. Caroline Ziadeh, duke iu drejtuar të pranishmëve përmes shembullit personal, foli për cilësitë e nevojshme që gratë të arrijnë dhe të qëndrojnë në pozitat e pushtetit.
Sipas saj, kontributi i grave të reja dhe të fuqizuara është i paçmuar.
” Ne angazhohemi në promovimin e shpresës. Ne duhet të shpaketojmë burimin tonë të forcës në mënyrë që të demistifikojmë stereotipet dhe të rindërtojmë strukturën shoqërore. Dhe kjo fillon nga ju dhe unë. Ne duhet të punojmë së bashku,” tha znj. Ziadeh.
Në vazhdim u mbajt punëtoria e parë me titull “Gratë si agjente të ndryshimit”, e udhëhequr nga Zana Hoxha, themeluese e Artpolis dhe Femart, dhe më pas e dyta me titull “Aktivizmi i grave, lidershipi dhe vullnetarizmi”, drejtuar nga Millica Stojanoviq Kostiq, themeluese e OJQ-së Pravo na pravo ( E drejta për të drejtën), blogi Ženski Info dhe podcast-i Ženscast.
Tema qendrore e puntorive ishte fuqizimi përmes ndërtimit të besimit dhe avancimit të roleve të vajzave të reja për prosperitet social, duke kombinuar historitë e aktivizmit, diversitetit dhe vizioneve të përbashkëta.
Blloku i punëtorive pati një efekt të përgjithshëm pozitiv te pjesëmarrësëve. Njohuritë dhe mjetet e fituara, si dhe përvojat e përbashkëta, kanë potencial për të siguruar afrimin e komuniteteve etnike në Kosovë.
Në të njëjtin vend më 15 mars do të mbahet blloku i dytë i puntorive me titull “Zgjidhja e konflikteve” dhe “Gratë në media”.
Klubi i Emancipimit është themeluar në kuadër të Projektit Barabar i mbështetur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).