Informatat e përgjithshme
Titulli i projektit: Granti per zhvillim organizativ
Kohëzgjatja: 6 muaj
Data e fillimit: 1 shtator 2022
Financohet nga: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Statusi: Përfunduar
Qëllimi i projektit:
Qendra për Veprime Sociale Afirmative (CASA) ka zhvilluar mekanizma të brendshëm konsultativ që do t’ua lehtësojnë përfaqësuesve të vërtetë të komunitetit serb të Kosovës dhe liderëve të ardhshëm të rinj të përfshihen në iniciativa të cilat do ta ndihmojnë organizatën ta përmbushë misionin e saj. Kjo është bërë në përpjekje për ta rritur kapacitetin për përfaqësimin e
interesave të vërteta të qytetarëve dhe për ta mundësuar pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në iniciativat që i mbrojnë këto interesa.
Dymbëdhjetë të rinj të ndryshëm gjeografikisht dhe profesionalisht dhe të përfaqësuar në mënyrë të barabartë sipas gjinisë, e përbëjnë Këshillin e
CASA-s. Në përputhje me qëllimet e organizatës, grupi është i ndarë në tri nëngrupe tematike:
- Këshilli juridiko-politik, Këshilli për Zhvillim Ekonomik dhe Social dhe
- Këshilli për Mbrojtjen e
- Identitetit Kulturor dhe Etnik.
Mund të lexoni më shumë rreth Këshillit të CASA-a këtu: Këshilli CASA – OJQ CASA Të rritet angazhimi i përfaqësuesve autentikë dhe/ose të rinj të komunitetit jo-shumicë në iniciativat civile që kontribuojnë në jetën e tyre më të mirë Aktivitetet kryesore:
- Rritja e kapaciteteve të anëtarëve të Këshillit të CASA-s për të vepruar përmes iniciativave qytetare
- Zhvillimi i protokolleve të brendshme që e zyrtarizojnë rolin e Këshillit në punën e organizatës
- Promovimi publik i Këshillit si mekanizëm pionier për pjesëmarrjen e qytetarëve.
Rezultatet e projektit:
- Një grup prej 12 liderësh qytetarë të rinj dhe në zhvillim të trajnuar për të marrë pjesë aktive në iniciativat qytetare dhe për të përfaqësuar interesat e vërteta të komuniteteve.
- Organizata (OJQ CASA) rrit potencialin e saj për t'iu përgjigjur nevojave të komunitetit që përfaqëson në mënyrë të strukturuar dhe gjithëpërfshirëse.
- Qytetarët nga komunitetet joshumicë dhe nga komunitetet të tjera janë njohur me punën dhe misionin e OJQ-së CASA dhe e rrisin pjesëmarrjen e tyre në iniciativat qytetare.